Sociale

OBSH ngre alarmin: Rikthehet fruthi në 4 shtetet europiane, mes tyre dhe Shqipëria

Fruthi është një sëmundje ngjitëse, simptomat e së cilës janë kollitja, skuqja, ethet dhe temperatura.
Featured image of article: OBSH ngre alarmin: Rikthehet fruthi në 4 shtetet europiane, mes tyre dhe Shqipëria Foto ilustruese

EUROPË- Sëmundja epidemike e fruthit është rikthyer në katër vendet evropiane. Kështu ka deklaruar Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Kjo sëmundja nuk konsiderohet më e çrrënjosur në Shqipëri, Republikë Çeke, Greqi dhe Mbretëri të Bashkuar.

“Jemi duke bërë lëvizje mbrapa. Jemi në rrugën e gabuar,” deklaroi Kate O’Brien nga Departamenti i Imunizimit të OBSH-së.

Fruthi është një sëmundje ngjitëse, simptomat e së cilës janë kollitja, skuqja, ethet dhe temperatura.

Sëmundja mund të parandalohet përmes dy dozave të vaksinës MMR.

Ekspertët shëndetësorë paralajmërojnë se keqinformimi në lidhje me vaksinën e fruthit kanë lejuar që sëmundja të përhapet në zona ose komunitete të caktuara.

Shto Koment