Bota

OBSH: Në Europë ka shenja inkurajuese, por pandemia ende nuk e ka arritur kulmin

Organizata Botërore e Shëndetit  teksa e gjithë  bota po përjeton këtë tragjedi nga koronavirusi ka deklaruar se ka "shenja inkurajuese" në Europë për luftën kundër koronavirusit.
Featured image of article: OBSH: Në Europë ka shenja inkurajuese, por pandemia ende nuk e ka arritur kulmin Tedros Adhanom Ghebreyesus

ZVICËR– “Megjithëse situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim shenja inkurajuese. Në Itali numri i rasteve është ulur paksa, por është shumë herët të thuhet se pandemia ka arritur kulmin.“- është shprehur Hans Kluge, drejtori i seksionit europian i Organizatës Botërore të Shëndetit.

Gjithashtu OBSH ka vlerësuar punën e mjekëve italianë përgjatë këtyre ditëve të trishta ku bilanaci i vitkimave dhe të infektuarëve ka qenë i frikshëm.

Michael Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH i programit të emergjencës EMS, ka shprehur admirim për mjekët italianë duke i quajtuar ata heronj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, vlerësoi angazhimin e bërë nga qeveria dhe qytetarët.

“Italia po bën gjithçka që është e mundur për të kufizuar përhapjen e koronavirusit”.- u shpreh ai.

A.C/Dosja.al

Shto Koment