Sociale

OBSH këshilla qytetarëve: Mos merrni antibiotikë për të trajtuar COVID-19, nuk u ndihmojnë

OBSH u bënë thirrje qytetarëve se është e rëndësishme që të mos merren antibiotikë për të trajtuar, pasi rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike në trup.
Featured image of article: OBSH këshilla qytetarëve: Mos merrni antibiotikë për të trajtuar COVID-19, nuk u ndihmojnë Foto e publikuar nga OBSH

TIRANË- Qendra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për qytetarët, në përballimin e koronavirusit. Në një njoftim në mediat sociale, OBSH u bënë thirrje qytetarëve se është e rëndësishme që të mos merren antibiotikë për të trajtuar, pasi rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike në trup.

Foto e publikuar nga OBSH

Virusi #COVID19 shkakton disa simptoma të ngjashme me gripin. Është e rëndësishme të kujtoni që të mos merrni antibiotikë për të trajtuar #COVID19. Ata nuk funksionojnë në këtë rast dhe e rrisin rrezikun e rezistencës antimikrobike #AMR.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Foto e publikuar nga OBSH

#AMR paraqet një kërcënim për shëndetin global. Bakteret që bëhen rezistente ndaj antibiotikëve mund të çojnë në infeksione bakteriale të patrajtueshme që prekin cilindo, kudo e të çdolloj moshe. Mos harroni – këshillohuni gjithmonë me një profesionist të kualifikuar të kujdesit shëndetësor përpara se të merrni antibiotikë. Antibiotikët nuk funksionojnë kundër viruseve, siç është edhe virusi #COVID19”, shkruan OBSH.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment