Bota

OBSH: Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që të mos infektohen me Covid-19

Në një deklaratë ai është shprehur se personat që kanë qenë të infektuar me Covid mund të kenë pasoja afatgjata.
Featured image of article: OBSH: Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që të mos infektohen me Covid-19 Tedros Adhanom Ghebreyesus

SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se vendet dhe njerëzit duhet që të bëjnë çmos për të mos përhapur infektimin me Covid-19. Në një deklaratë ai është shprehur se personat që kanë qenë të infektuar me Covid mund të kenë pasoja afatgjata. Tedros gjithashtu ka thënë se pasojat që infektimi me Covid mund të lëjë mbrapa janë ende të paqarta.

Edhe pse numrat e saktë të personave, të cilët përjetojnë ndikimet afatgjata, nuk janë përcaktuar ende qartë, simptomat dhe ndërlikimet post Covid-19 janë raportuar si në pacientët e pashtruar në spital, ashtu edhe në ata të shtruar në spitale. Derisa të kemi një vaksinë, qeveritë dhe njerëzit duhet të bëjnë gjithçka që munden për të shtypur transmetimin, që është mënyra më e mirë për të parandaluar pasojat afatgjata post Covid-19,” u shpreh kreu i OBSH-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën janë shënuar 46,070,962 persona pozitiv me Covid-19 dhe kane humbur jetën 1,196,324 persona

(I.A/dosja.al)

Shto Koment