Bota

OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve nëse zbatojmë udhëzimet

Sidoqoftë, ai gjithashtu shprehu shqetësim për "shkallën alarmante" në të cilën Covid-19 po përhapet në ata të moshës 25-59 në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.
Featured image of article: OBSH: Bota mund ta vërë nën kontroll pandeminë brenda disa muajve nëse zbatojmë udhëzimet Drejtori i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus

GJENEVË– Shefi i Organizatës  Botërore të  Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të hënën se bota ka mjetet e duhura për të vënë nën kontroll pandeminë globale Covid-19 në muajt e ardhshëm, duke kërkuar një ndarje të drejtë të burimeve globale.

“Ne kemi mjetet për ta sjellë këtë pandemi nën kontroll brenda disa muajsh, nëse i zbatojmë ato në mënyrë të qëndrueshme dhe të barabartë”,- tha kreu i OBSH-së

Sipas Sunday Times, ai gjithashtu shprehu shqetësim për “shkallën alarmante” në të cilën Covid-19 po përhapet në ata të moshës 25-59 në mbarë botën, ndoshta për shkak të varianteve shumë më ngjitëse.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“U deshën nëntë muaj për të arritur një milion vdekje; 4 muaj për të arritur 2 milion, dhe 3 muaj për të arritur 3 milion.”-tha ai

 

(d.a/dosja.al)  

Shto Koment