Politike

‘O tek unë, o do ‘hani’ gjoba!’/ Denoncimii Berishës: Vëllai i ministres Xhaçka me agjensi doganore, u bën presion bizneseve

Sali Berisha shkruan se vëllai i ministres po ushtron presion ndaj bizneseve që të kryejnë procedurat tek agjensia e tij, ndryshe do të përballen me gjoba dhe sanksione.
Featured image of article: ‘O tek unë, o do ‘hani’ gjoba!’/ Denoncimii Berishës: Vëllai i ministres Xhaçka me agjensi doganore, u bën presion bizneseve Olta Xhaçka

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar vëllanë e ministres së Jashtme, Olta Xhaçka se po u bën presion subjekteve private për të monopolizuar tregun e agjencive doganore. Ai shkruan se vëllai i ministres po ushtron presion ndaj bizneseve që të kryejnë procedurat tek agjensia e tij, ndryshe do të përballen me gjoba dhe sanksione.

Vëllai i ndrikull Xhaçkës me agjensi doganore! Ndjek si peshkaqen bizneset! Vellai i ndrikull Xhaçkes me agjensi doganore! Ndjek si peshkaqen bizneset! Pershendetje, Dr.Berisha. Ne vijim po ju dergoj shqetesimin nga disa Agjensi Doganore te cilat ma kane percjellur si shqetesim. Ata gjinden nen presion te vazhdueshem nga Andi Xhacka, vellai i Ministres se jashtme Olta Xhacka. Ky ka hapur nje agjensi Doganore dhe u ben presion subjekteve private qe te kryejne procedurat te ky i fundit, perndryshe do kene sanksione e gjoba Doganore ne menyre qe te jete i vetmi operator qe operon ne kete biznes duke falimentuar te tjeret. Bashkelidhur po ju dergoj dhe ekstraktin e QKB me te dhenat perkatese. Dite te mbare,”-shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment