Virale

“O të rrofsha hesapet”/ Rrjeti shpërthen në meme pas largimit të Shahinit, Hoti: Malli që blihet nuk kthehet

FOTO
Përmes memeve, dhe statuseve, shumë faqe kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë dorëheqje të papritur. Gazetari Klodian Tomorri shkruan se duhet të jesh i lumtur kur ke fatin e Besës.  
Featured image of article: “O të rrofsha hesapet”/ Rrjeti shpërthen në meme pas largimit të Shahinit, Hoti: Malli që blihet nuk kthehet Klodian Tomorri dhe Besa Shahini

TIRANË– Largimi i ministres Besa Shahini nuk ka kaluar pa bërë pak zhurmë në rrjetet sociale. Përmes memeve, dhe statuseve, shumë faqe kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me këtë dorëheqje të papritur. Gazetari Klodian Tomorri shkruan se duhet të jesh i lumtur kur ke fatin e Besës.  

Këtij të Besës i them fat unë. Tre vjet ministre, pa asnjë mundim, pa asnjë lodhje, pa asnjë kontribut në parti. Tani që vijnë zgjedhjet dhe duhet bërë fushate-do iki se kam çik pune nga shtëpia- thotë Besa. Gjynah ta kripësh shpirtin kështu apriori, po edhe naj lekë të vogël sa për ditë të keqe duhet ta ketë bërë gjate tre viteve në ministri. Arsimi ka 400 milionë euro buxhet, një tender të vogël këtu, një kontratë atje. O të rrofsha hesapet,”- shkruan ai në Facebook.

Nga ana tjetër faqet kanë bërë edhe meme. Në njërën prej tyre shihet që është shkruar deklarata e Shahinit, ku thotë se vitin tjetër nuk do të jetë më në Shqipëri. “As unë,”- ja pret kryeministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Batuta vijon me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti. “Malli që blihet nuk kthehet,”- shkruhet krah fotos së Hotit. Një natë më parë, Shahini, ministre e Arsimit që prej dhjetorit 2018, i dha lamtumirën Shqipërisë. Gjatë një interviste për “EuroNews”, Shahini ka bërë me dije vendimin e saj se do të largohet nga Shqipëria pas përfundimit të mandatit qeverisës. Gjithashtu ajo ka shtuar se nuk do të marrë pjesë në fushatë elektorale dhe se për vendimin e saj ka vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment