
RUMANI– Një mjek është filmuar teksa qëllon me sallam në koëk një pacient. Ngjarja ka ndodhur në Rumani, në Shërbimin e Emergjencës.
Në videon e publikuar nga “Daily mail”, shihet teksa mjeku i afrohet pacientit të shtrirë në barrelë dhe e qëllon me sallam në kokë. Fillimisht e godet në ballë dhe më pas disa herë rresht në pjesë të tjera të kokës.
“A do një copë, do sallam? Merre një, pijanec,”– dëgjohet teksa thotë mjeku në video.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ministrja rumune e Punëve të Brendshme Carmen Dan. E zemëruar ajo shtë shprehur se nuk mund të tallesh me një person që ka nevojë për ndihmë.
“Unë jam zemëruar nga imazhet në hapësirën publike ku tregohet një anëtar i një ekuipazhi të emergjencës duke u tallur me një pacient që ka nevojë për ndihmë,”– mësohet të jetë shprehur ajo.
(f.m/dosja.al)