Aktualitet

“O Marjeta, vdiqëm,”/ Del jashtë funksionit ashensori në spitalin e Traumës, pacientët transportohen në krah, mjekët detyrohen të anulojnë operacionet

VIDEO
Nuk kanë qenë të pakta rastet që janë ndërprerë operacionet pasi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë nuk mund të transportohen në krahë apo në barrela. Në pamjet e kronikës së publikuar nga Syri Tv, shihet edhe mënyra e transportimit të pacientëve.
Featured image of article: “O Marjeta, vdiqëm,”/ Del jashtë funksionit ashensori në spitalin e Traumës, pacientët transportohen në krah, mjekët detyrohen të anulojnë operacionet Foto nga spitali i Traumes

TIRANË– Ashensori në spitalin e Traumës ka dalë jashtë funksionit. Mjekët dhe infermierët janë të detyruar që të marrin në krahë pacientët për t’i transportuar nga njëri kat në tjetrin apo për t’i futur në sallën e operacionit për ndërhyrje kirurgjikale.

Nuk kanë qenë të pakta rastet që janë ndërprerë operacionet pasi shumë pacientë që janë në gjendje të rëndë nuk mund të transportohen në krahë apo në barrela. Në pamjet e kronikës së publikuar nga Syri Tv, shihet edhe mënyra e transportimit të pacientëve.

“O Marjeta vdiqëm,”– dëgjohet të thonë mjeket.

Nga ana tjetër shqetësime ka edhe nga qytetarët që kanë shtruar të afërmit e tyre në këtë spital.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jemi lodh dje gjithë ditën tu i bajt në krah,”- thotë njëri.

“Në krah tu i majt në krah, me ilaçe me ushqime me njerëz. Nuk punonte ashensori. Mami e ka thy këmbën dhe e ka operu, por ashensori nuk punon. Më mirë me e çu në Peshkopi, më mirë atje se këtu,”- thotë një tjetër grua.

(f.m/dosja.al)

Një Koment në ““O Marjeta, vdiqëm,”/ Del jashtë funksionit ashensori në spitalin e Traumës, pacientët transportohen në krah, mjekët detyrohen të anulojnë operacionet

  1. Jemi shtet qe bejme Aeroporte bejm 20milon€ km e rrugeve bejme Porte e fasada uje e buk ne spitale skemi …pa ci q …nonenn …

Shto Koment