Showbiz

“O Lok të kanë hy robt në shpi”, si i dështoi supriza Xhensilës për të disatën herë, Bes Kallaku tregon prapaskenat: Mooosss

Bes Kallaku ka rrëfyer detajet e suprizës që Xhensila i përgatiti në përvjetorin e martesës, dhe do të shkriheni së qeshuri.
Featured image of article: “O Lok të kanë hy robt në shpi”, si i dështoi supriza Xhensilës për të disatën herë, Bes Kallaku tregon prapaskenat: Mooosss Aktori, Bes Kallaku dhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj.

TIRANË– Për Xhensila Myrtezajn nuk paska qenë aq e lehtë të suprizojë Bes Kallakun. Sa herë që këngëtarja paska tentuar, dikush ja paska nxjerrë në pah detajet, duke i prishur punë. I ftuar në emisionin “Rreze dielli”, Bes Kallaku ka rrëfyer se si shkoi surpriza e përvjetorit të martesës, dhe episodi është EPIK.

“Xhensila kishte bërë gjithë atë surprizë aty tek oborri. Kishin ardhë dhe nuk e di sa vetë aty tek oborri. Kishin ardhë nuk e di se sa vetë që po merreshin me arredimin dhe më tha mua që kishte harruar fustanin dhe duhej ta merrja. I thashë a je në terezi, si të çoj në 9 të darkës për një fustan. E nejse, u nisa rrugës kur më merr një shoku im në telefon: O loku, të kanë hyrë ropt në shpi, i ke ke oborri. Leje o loku tha pastaj se qekan tu t’bo një surprizë. Xheni tha mooos, se ishte hera e tretë që tentonte të më bënte një surprizë dhe nuk i ecte. Kur donte të më bënte surprizë për 30 vjetor, nga dritarja e pallatit deri te parkingu i pallatit kishte heq gjithë makinat dhe donte të shkruante me qirinj 30. Unë siç isha shtrirë nga ora 11 e gjysmë, çohem dhe nuk shkoj në banjo, por më kap tështima dhe dal në dritare. Ajo mendonte se do shkoja në banjë dhe kur më pa, tha mooos. Rasti tjetër ishte prapë një shok që nuk ia kishte fare haberin se do më bënin surprizë dhe më merr në tel e më thotë, a sa bukur qenkan tu ta bo o loku. Po këtë herën e fundit se prisja dhe u surprizova sepse unë nuk i lë rradhë të më bëjnë surpriza.”- është shprehur Bes Kallaku gjatë intervistës në “Rreze Dielli”.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment