Politike

“O i marrë ose budalla, je në shkarkim e sipër”, Meta ka një merak për Spiropalin: Qetësohu, a e hakeruan KQZ-në?

Presidenti ka replikuar me ministren Spiropali teksa kjo e fundit ishte e ftuar në emisionin “open”.
Featured image of article: “O i marrë ose budalla, je në shkarkim e sipër”, Meta ka një merak për Spiropalin: Qetësohu, a e hakeruan KQZ-në?

TIRANË– Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali ironizoi reagimin e Presidentit Ilir Meta teksa ishte e ftuar në emisionin ‘Open”. Spiropali u shpreh se Meta po  shkarkohet.

Është në shkarkim e sipër nuk është koha të bëjë shakatorin. Në rast se bën të njëjtën gjë dhe pret rezultate të ndryshme o je i marrë o je budalla,”– tha ministrja.

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë, Presidenca reagoi live në emision me anë të një statusi që iu përgjigj Spiropalit. Në mesazhin e përcjellë Meta i kërkoi ministres të qetësohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Presidenti është gati të mbajë çdo përgjegjësi por ka merak: A u rregullua sistemi elektronik i KQZ-së apo i hakeruan siç kanë bërë me syri.net.?”– shkruhej në mesazh.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment