Politike

“O hajdut, o burgaxhi”/ Idajet Beqiri akuzon ashpër Lefter Maliqin: Ke marrë para për transferimet

Një debat të ashpër mes Lefter Maliqit dhe Idajet Beqirit. Beqiri e ka akuzuar Maliqin se merrte rushfet kur mbante postin e zv. drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për transferime. 
Featured image of article: “O hajdut, o burgaxhi”/ Idajet Beqiri akuzon ashpër Lefter Maliqin: Ke marrë para për transferimet Lefter Maliqi dhe Idajet Beqiri

TIRANË– Ditën e sotme në emisionin “Dritare me Rudinën” ka pasur një debat të ashpër mes Lefter Maliqit dhe Idajet Beqirit. 

Beqiri e ka akuzuar Lefter Maliqin se merrte rushfet kur mbante postin e zv. drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për transferime. 

DEBATI NË STUDIO:

Lefter Maliqi: Ti je kot këtu se nuk i ke votat e mia

Idajet Beqiri: Po normale se unë nuk paguaj

Rudina Xhunga: Pse ka dhënë para

Idajet Beqiri: Po normale. Para, transferime! Kam parë sms i mbaruar, merrje lekë për transferime dhe prandaj të hoqi Rama.

Lefter Maliqi: Ku e ke sms ti o i mbaruar nxirr sms o hajdut, o burgaxhi, o plehrë!

(k.m./dosja.al)

Shto Koment