Aktualitet

“O djali ndalo pak”/ Thirrja që çoi drejt vdekjes Klodian Rashën, ndjekja këmba-këmbës nëpër Laprakë, gjithë shpresat tek një kamera. Pse përfunduan hetimet në Vorë

Hetuesi Ardian Braho ka lëshuar një vendim për ekspertim kompjuterik për të përfituar sa më shumë të dhëna që të munden nga DVR-ja, ndërsa materialet do t'i dërgohen institutit të policisë shkencore për ekzaminime të mëtejshme.
Featured image of article: “O djali ndalo pak”/ Thirrja që çoi drejt vdekjes Klodian Rashën, ndjekja këmba-këmbës nëpër Laprakë, gjithë shpresat tek një kamera. Pse përfunduan hetimet në Vorë Kamera që ka filmuar gjithçka

TIRANË– Një kamera ka filmuar të gjithë dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës, në zonën e Laprakës nga një efektiv i forcave “Shqiponja”. Gazetarja Anila Hoxha ka bërë me dije se Prokuroria e Tiranës ka arritur që të gjejë një kamera që ka funksionuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja, e cila ishte fiksuar në rrugicën përballë. Por aparati ishte shumë i vjetër dhe për këtë arsye nuk u përftuan pamje filmike. Megjithatë ka ende shpresë se mund të nxirret diçka. 

Kamera që regjistroi gjithçka

Hetuesi Ardian Braho ka lëshuar një vendim për ekspertim kompjuterik për të përfituar sa më shumë të dhëna që të munden nga DVR-ja, ndërsa materialet do t’i dërgohen institutit të policisë shkencore për ekzaminime të mëtejshme. Disa të dhëna janë dërguar në një qendër në Vorë për të marrë pamjet filmike që mund të jenë të ruajtura në serverin qëndror të firmës. Ndërsa efektivi i Policisë, Nevaldo Hadërsaj ka dhënë sërish dëshminë e tij para kolegëve për të parë nëse ka përputhje me versionin e tij të parë. Edhe kësaj herë, oficeri i policisë ka pohuar se: “e thirra të panjohurin, o djali ndalo pak”, por 25-vjeçari i ishte larguar.

Ndjekja ka vazhduar për shumë metra sipas versionit të policisë, dhe Rasha ka vazhduar të kthehet në pjesën e pasme të ndërtesave, ndërsa në anën tjetër, në rrugën “At Zef Valentino” është gjetur një armë, tip “mini blou”, që pretendohet se i riu e ka pasur në dorë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

25-vjeçari Klodian Rasha është përcjellë sot në orën 11:00 për në banesën e fundit Klodian Rasha, pasi u qëllua për vdekje dje nga efektivi i forcave “Shqiponja”. Polici u mor sërish në pyetje sot dhe sërish mbajti të njëjtin version, duke pretenduar se kishte menduar që i riu i kishte drejtuar armën dhe prandaj e kishte qëlluar. Lidhur me vrasjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk mori përsipër asnjë përgjegjësi, duke bërë thirrje vetëm për zbardhjen e rastit. Ndërkohë që sot për të janë organizuar dy protesta, një nga të rinjtë e FRPD-së dhe një nga qytetarët. Ndërkohë që ngjarja ka bërë bujë, ende asnjë reagim as nga maxhoranca dhe as nga presidenti Ilir Meta.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment