Politike

“O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo?”/ Sherr në PD e Gjirokastrës? Roland Bejko: Jeni shejtan-budallenj, s’ka pasur ndonjëherë të gënjyer të përjetshëm!

Mesa duket diçka ka ndodhur mes tyre, pasi Bejko i akuzon dy demokratët e tjerë janë agresivë ndaj tij por nuk ka sqaruar se ç'ka ndodhur. 
Featured image of article: “O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo?”/ Sherr në PD e Gjirokastrës? Roland Bejko: Jeni shejtan-budallenj, s’ka pasur ndonjëherë të gënjyer të përjetshëm! Roland Bejko

GJIROKASTËR– Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko ka nisur një “betejë” me kolegët e tij, duke i krahasuar me dy personazhe të shkrimtarit spanjoll Miguel de Servantes. Mesa duket diçka ka ndodhur mes tyre, pasi Bejko i akuzon dy demokratët e tjerë janë agresivë ndaj tij por nuk ka sqaruar se ç’ka ndodhur. Megjithatë vihet re se Bejko nuk ka përmendur emra në asnjë rresht në postimin e tij, por e ka lënë të kuptohet.

“O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo? Po unë jam Roland Bejkua mor të mjerë, që si student 21 vjeçar nuk më ra nër mend as Partia e Punës dhe as Sigurimi i Shtetit, por i çova peshë shokët e mi kundër diktaturës në Gjirokastër, jo më të pyes për fundërinat që la pas Ramiz Alia, të ricikluar nga grupet e interesit, dhe oligarkët e ilaçeve si tregëtarë të aspiratave të gjeneratave të reja për 30 vite me rradhë!”, thotë ai.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Don Kishoti dhe Sanço Pançua po vërdallisen kot në oborrin e Dulqinjës plakë për pak më shumë legjitimitet moral.
======================
Ismail Kadare ka thënë diku se krimi ka tri kohë: (i) Pregatitja e krimit, (ii) ekzekutimi i krimit, dhe (iii) fshehja e tij. Don Kishoti dhe Sanço Panço që njohim, të Servantesit ishin naivë, jo budallenj. Ndërsa Don Kishoti dhe Sanço Panço të këtij shekullit tonë nanoteknologjik, janë shndëruar në shejtanë- budallenj, por dhe agresivë. Ngaqë nuk kuptojnë seç bëjnë, ata tashmë janë në fazën e tretë të asaj që thotë Kadare. Por, kthimi në vendin e krimit me dhurata e komplimenta, nuk e fsheh dot atë, kështu që faji maiset edhe më shumë kur përpiqen ta mbulojnë me jorganin e pafajësisë dhe të qetësisë atë, sikur s’ka ndodhur asgjë. Plagën e hapur nga armiku, me kalimin e kohës e shëron vetë koha, por si t’ia bësh plagës së hapur nga yti, e që e bërë gojë vazhdon të ulërasë se nuk gjen dot paqe?! Te Hamleti, Shekspiri na ka dëshmuar se shpirti i njeriut të vrarë pabesisht, se gjen dot paqen as në atë botë pa shkuar e drejta në vend… Por, rini të qetë, pa merak.Së shpejti do ta dëgjoni oshëtimin e ulërimës së shpirtit që s’gjen paqe nga padrejtësia dhe pabesia sa në Malin e Gjerë e në Çajup, sa në Sopot e në Bureto, sa në Nemërçkë e në Kurvelesh. Do tundet vendi nga oshëtima! O budallenj, vërtet menduat se më vratë moo? Po unë jam Roland Bejkua mor të mjerë, që si student 21 vjeçar nuk më ra nër mend as Partia e Punës dhe as Sigurimi i Shtetit, por i çova peshë shokët e mi kundër diktaturës në Gjirokastër, jo më të pyes për fundërinat që la pas Ramiz Alia, të ricikluar nga grupet e interesit, dhe oligarkët e ilaçeve si tregëtarë të aspiratave të gjeneratave të reja për 30 vite me rradhë! Po çfarë besoni mor? Besoni vërtet se paraja dhe dhuratat blejnë gjithçka?! Gaboheni! Postin mund ta bleni me para, por legjitimitetin moral, kurrë! Kuuurrrrëëë! Këtë fiksojeni mirë në mendje! Mos e harroni! Të dashur miq. E keni vënë re se si këto ditë Don Kishoti (që ka humbur kalin) dhe Sanço Panço (që i ka humbur gomari), po vijnë vërdallë me këmbë sa në një vend të krimit në tjetrin për të fshehur gjurmët e tij, për pak më shumë legjitimitet në oborrin e zbrazur të Dulqinjës plakë, tashmë? Shikojini pak, shikojini si pozojnë qesharakët! Janë duke shpërndarë arançata me duart e tyre, pafille me shkëlqim, dhe copa pasqyrash të thyera se kujtojnë se kanë përballë vetëm servila pushteti, injorantë dhe budallenj që t’i gënjejnë me këto çingla- mingla buzëqeshjesh, në shkëmbim të pak më shumë… Çfarë? -Për pak më shumë LEGJITIMITET MORAL pra, se atë legalin e kanë, ua fali Partia si QOKË! Po mirë që i shpërndajnë si dhurata këto paqyrat e thyera tek ata që s’kuptojnë çfarë ka ndodhur, po pse nuk marrin guximin e t’u hedhin një sy për të parë pak si duken në to fytyrat e tyre prej tradhëtarësh të pabesë?! Apo kanë frikë se mbi copat e thyera koka mund t’u duket si e Shrekut, dhe hunda si e Pinokut! Nuk ka pasur ndonjëherë të gënjyer të përjetshëm në Gjirokastër! As budallenj që të mos ta kuptojnë si ndodhi, pse ndodhi, kush e bëri dhe pse e bëri krimin… Jo, nuk ka më aty as naivë të tillë. Aty të japun ujë me bishtin e lugës dhe se merr vesh fare si të ndodh që thyen hundët… Bajram të gëzuar për gjithë njerëzit e mirë! Për të tjerët, e ka në dorë Zoti, për momentin.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment