Aktualitet

Nxorri në pritë Hekuran Billën, Apeli lë në burg 26-vjeçaren Adjola Lakra

Vendimi i gjykatës së Apelit vjen pasi disa ditë më parë ishte Gjykatës e Shkallës së Parë që vendosi burg për ish-të dashurën e Hekuran Billës.
Featured image of article: Nxorri në pritë Hekuran Billën, Apeli lë në burg 26-vjeçaren Adjola Lakra Adiola Lakra

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçaren Adiola Lakra, e cila akuzohet se ishte personi që nxorri në pritë Hekuran Billën, i vrarë më 11 qershor 2020. Vendimi i gjykatës së Apelit vjen pasi disa ditë më parë ishte Gjykatës e Shkallës së Parë që vendosi burg për ish-të dashurën e Hekuran Billës.

Adjola Lakra u la sot në burg, pasi akuzohet se ka qenë telefonata e saj që ka nxjerrë Hekuran Billën në pritë tek hasmi. Vetë Lakra, përpara trupit gjykues, ka mohuar akuzat duke u shprehur se nuk ka marrë para nga askush për të nxjerrë në pritë Billën, ashtu sikurse akuzohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ajo ka pranuar se ka pasur njohje me Sebastian Malin (në burg si bashkëpunëtor), nipin e Viktor Markut, që akuzohet se ka ekzekutuar Billën, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur rastësisht. Këtë dëshmi, e ka pohuar më pas edhe vetë avokati i të pandehurës.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment