
GJERMANI– Koronavirusi ka dëmtuar rëndë ekonomitë e të gjitha vendeve që janë prekur nga koronavirusi, ndërkohë që baret, restorantet dhe hotelet janë të mbyllura prej të paktën 2 muajsh si shkak i virusit.
Së fundmi operatorët e hoteleve, bareve dhe restoranteve në Gjermani, një ndër vendet e prekura nga virusi kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme kundër masave të qeverisë për të frenuar përhapjen e infeksionit nga koronavirusi.
Të gjithë qytetarët në protestë kanë kërkuar që caktimin e një afati kohorë për rihapjen dhe mbështetje më të madhe financiare nga shteti pasi humbjet e tyre në biznes janë të pallogaritshme.
Pavarësisht fuqisë ekonomike që ka një vend si Gjermania edhe atje është ndjerë një goditje e fortë ekonomike për shkak të bllokimeve për të kufizuar përhapjen e epidemisë ka bërë që disa kategori biznesesh të protestojnë.
Në foto e publikuara nga mediat vendase shihet se operatorët e restoranteve dhe hoteleve, kanë protestuar duke nxjerrë karriget dhe tavolinat në rrugë.
Në rang global kanë vdekur 197 mijë njerëz nga koronavirusi. ShBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi, ku atje numri i viktimave ka shkuar mbi 51 mijë. Në Itali gjendja duket sikur po përmirësohet me rënien e numrit të viktimave, por deri më tani në total kanë vdekur mbi 25 mijë persona. Ndërkohë numri i të shëruarve e ka kaluar atë të të infektuarve në Spanjë ditën e fundit. Dje u konfirmuan 2,796 infeksione të reja ndërsa 3.105 persona u shëruan nga pandemia.
Burimi: mdr.de
A.C/Dosja.al