Politike

Nxitohet Këshilli Bashkiak në Durrës, bën brenda ditës përfitues për rindërtimin e shtëpisë kryefamiljarin që i qau hallet Bashës, i tradhëton data e vendimit

FOTO
Në vendim, siç u publikua edhe nga vetë Bashkia e Durrësit, shihet edhe emri i Kadri Barrukut, kryefamiljarit nga Manza që ‘qau hallet’ para kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe u shpreh se nuk ka përfituar ende nga fondi i rindërtimit.
Featured image of article: Nxitohet Këshilli Bashkiak në Durrës, bën brenda ditës përfitues për rindërtimin e shtëpisë kryefamiljarin që i qau hallet Bashës, i tradhëton data e vendimit Kadri Barruku, vendimi i Bashkisë Durrës dhe Lulzim Basha

TIRANË– Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës ka nxituar që brenda pak orësh të marrë vendimin dhe të shpallë emrat në listën e përfituesve nga fondet për rindërtimin e banesave që u prekën nga tërmetet.

Në vendim, siç u publikua edhe nga vetë Bashkia e Durrësit, shihet edhe emri i Kadri Barrukut, kryefamiljarit nga Manza që ‘qau hallet’ para kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe u shpreh se nuk ka përfituar ende nga fondi i rindërtimit.

Mirëpo, pas këtij denoncimi që u bë publik nga Basha, kryetari i Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi ka firmosur listën me emrat që përfitojnë nga këto fonde. Mes tyre është edhe emri i Barrukut, por Bashkia ka ‘harruar’ datën. Në krye të vendimit shihet data e sotme, që tregon se vetëm pas denoncimit publik, është bërë e mundur që qytetarët të marrin atë që meritojnë.

Gjatë denoncimit, vetë Barruku tregoi se nga Bashkia e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se është skualifikuar për arsye dokumentesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Dokumenti dhe data

Si u bë përfitues brenda pak orëve ky kryefamiljar që deri para pak ditësh i mungonin dokumentet?

KLIKO KËTU PËR TË PARË LISTËN E PLOTË

(f.m/dosja.al)

Një Koment në “Nxitohet Këshilli Bashkiak në Durrës, bën brenda ditës përfitues për rindërtimin e shtëpisë kryefamiljarin që i qau hallet Bashës, i tradhëton data e vendimit

  1. Bashkia me e shkerdhyme ne bot ku ligjin e bejn te fortet e durresit qe kan punesuar ne bashki dashnoret e veta ,ca pret prej ktune bundrave.

Shto Koment