Aktualitet

“Nxirre jashtë këtë maskara”, Ngjelës s’i mbajnë nervat, i ‘zbrazet’ inxhinierit Meçe: Je i dehur apo psikopat?

Teksa Meçe fliste për shtetin ligjor dhe për faktin se si ka çaluar çdo gjë nga dokumentacionet, Ngjela u përplas me të.
Featured image of article: “Nxirre jashtë këtë maskara”, Ngjelës s’i mbajnë nervat, i ‘zbrazet’ inxhinierit Meçe: Je i dehur apo psikopat? Spartak Ngjela dhe Arben Meçe
Përditësuar:

TIRANË– Avokati Spartak Ngjela është përplasur me inxhinierin Arben Meçe. Mbrëmjen e sotme ishin të dy të ftuar në emisionin ‘360 gradë” të Artur Zhejit, teksa diskutonin për çështjen e tërmetit nëse po bëhet drejtësi apo propagandë.

Teksa Meçe fliste për shtetin ligjor dhe për faktin se si ka çaluar çdo gjë nga dokumentacionet, Ngjela u përplas me të.

Pjesë nga debati

Ngjela: Do na lësh të arsyetojmë apo jo? Na lër o zotëri?

Meçe: Po unë këtu jam për ligjin, mos më thuaj mua që nuk njoh shtetin ligjor

Ngjela: Je gradë e lartë ti, nuk diskutojmë dot me ty, na lër të diskutojmë ne të shkallës së ulët

Meçe: Unë për atë punë jam këtu, që argumentin tënd ta fus në analizë, se ndryshe do isha në tjetër tavolinë

Ngjela: Ku e gjen atë të drejtë ti? Ku e gjen?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas i drejtohet gazetarit Artur Zhejit: Do e nxjerrësh jashtë këtë maskara? Dil jashtë, maskara! Ti ose je i dehur, ose ke devijacion psikik…

Meçe: Çfarë është bërë ndërtim para 2009, do venë në burg, do vënë në burg dua apo nuk dua unë.

Ngjela: Për çfarë krimi?

Meçe: Krimi sepse kanë vrarë njerëz. Do dënohen

Ngjela: Ky ka pirë, është i dehur

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment