Politike

‘Nxënësit e mësuesit urdhërohen të dalin për ditën e verës’, Boçi: Na ka zili edhe Koreja e Veriut

Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi ka denonuar se Bashkia e Tiranës po urdhëron nxënësit dhe mësuesit e shkollave të Tiranës që të dalin për Ditën e Verës.
Featured image of article: ‘Nxënësit e mësuesit urdhërohen të dalin për ditën e verës’, Boçi: Na ka zili edhe Koreja e Veriut Foto ilustruese

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka denonuar se nxënësit dhe mësuesit e shkollave të Tiranës po urdhërohen nga Bashkia që të dalin për Ditën e Verës, e cila u shty për ditën e sotme.

Në postimin e tij, Boçi ka postuar edhe disa foto mesazhesh që sipas tij i kanë ardhur nga mësues dhe nxënës të shkollave në Tiranë.

Nxënësit e mësuesit e shkollave të Tiranës urdhërohen të dalin të organizuar me kuadrate për ditën e verës së deformuar. Ndërrimi grotesk i kalendarit të ditës së verës nga 14 Mars në 17 Mars nuk është i padëgjuar. Ka ndodhur në Korenë e Veriut. Tiranën sot do ta ketë zili vetë Pheniani!!!!,”-shkruan Boçi.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se festimet për Ditën e Verës nuk do të zhvillohen në 14 mars si çdo vit, por në 17 mars, që sipas tij ishte një ditë me kohë pa shi. (Lexo këtu)

(K.M./DOSJA.AL)

Shto Koment