Aktualitet

Nxënësit e helmuar në Shkodër, flet prefekti Millja: Për 4 ditë dalin analizat, përgjegjësi do përballet me drejtësinë

Prefekti i Shkodrës Çesk Millja pas disa ditësh do të dalin rezultatet e analizave të helmimit të nxënësve.

SHKODËR– Prefekti i Shkodrës Çesk Millja ka zhvilluar një mbledhje me të gjithë aktorët shëndetësore dhe të AKU-së pas helmimit të nxënësve në Postribë.

Gjatë mbledhjes mësohet se prefekti Millja ka kërkuar që të gjithë autoritetet përkatëse të zbardhin ngjarjen.

Detajet i ka bërë të ditura vetë prefekti gjatë një takimi me gazetarët e qytetit. Sipas Milljas pas disa ditësh do të dalin rezultatet e analizave të helmimit të nxënësve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Dua që t’i uroj nxënësve shërim sa më të shpejtë. Sa i përket situatës, ne kemi angazhuar të gjithë strukturat respektive për zgjidhjen e rastit. Gjendja e fëmijëve është e mirë. Unë sot kam mbledhur të gjithë institucionet dhe u diskutua procesi si fenomen. Brenda 4-5 ditëve dalin analizat përfundimtare për rastin. Shkaku i helmimit mund të jetë nga më të ndryshmet. Por kushdo që ka përgjegjësinë do të përballet me drejtësinë. Ne duhet gjithmonë alertin ta kemi në mënyrë që fenomene të tilla mos të ndodhin,”– tha Millja.

Disa ditë më parë 50 nxënës u shtruan me urgjencë në spitalin e Shkodrës pasi kishin simptoma helmimi nga ushqimi i “Fast-Food”-i pranë shkollës. ISHP-ja dhe policia kanë nisur hetime duke marrë fillimisht në pyetje punonjësit e fast food-it. Ndërsa përgjegjësja e DSHP-së, Dhurata Hysa hodhi hipotezën se helmimi mund të ketë ardhur edhe nga uji duke këshilluar qytetarët të mos e konsumojnë atë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment