Politike

Nxënësi e vuri me shpatulla pas murit, Rudina Hajdari: Cilësia e arsimit, lë për të dëshiruar! S’lejoj të mbyllet shkolla “Azem Hajdari”

Rudina Hajdari e merr me sportivitet incidentin që i ndodhi sot në Shkodër, ku një nga nxënësit e kësaj shkolle e akuzoi se është shtojca e Edi Ramës dhe se nuk e ka respektuar historinë e babait të saj.
Featured image of article: Nxënësi e vuri me shpatulla pas murit, Rudina Hajdari: Cilësia e arsimit, lë për të dëshiruar! S’lejoj të mbyllet shkolla “Azem Hajdari” Rudina Hajdari, deputete

SHKODËRPas incidentit në takimin që zhvilloi me nxënësit e shkollës “Shejnaze Juka”, deputetja e pavarur në Kuvend, Rudina Hajdari, e ka marrë me sportivitet tensionin që e detyroi të mbyllte para kohe takimin. Hajdari, tha se infrastruktura dhe cilësia e arsimit është shumë e dobët dhe se nuk do të lejojë që për shkak të infrastrukturës së dobët të mbyllet shkolla që mban emrin e babait të saj, Azem Hajdari në Shkodër.

Rudina Hajdari: Ne do të bëjmë që edhe në BE të flitet shqip. Incidente ka gjithandej, s’duhet vënë re. Cilësia e arsimit është e dobët. Problematika kryesore është infrastruktura. Duhet të bëhet më shumë për të patur akoma më shumë një arsim që ndihmon studentët të shkëlqejnë për një të ardhme më të mirë. Duhet t’i mbyllim këto shkolla. Janë më pak se 13 mijë student më pak nga viti i shkuar. Kjo për shkak të emigrimit. Është për të ardhur keq se me largimin e studentëve, ka një arsim më të dobët. Ndaj këta fëmijë braktisin vendin, duhet të bëjmë më shumë për arsimin. Qeveria s’ka plotësuar premtimet. Do shkoj tek shkolla “Azem Hajdari”, ajo shkollë rrezikon të mbyllet. Ne nuk e pranojmë. S’flas sot për këtë temë. Ishte një fjalim i bukur i Jozefina Topallit.

Ditën e sotme, një incident ka ndodhur në takimin e Hajdarit në Shkodër. Një prej nxënësve të shkollës ‘Shejnaze Juka’ i ka thënë se ajo nuk e njeh të atin e saj Azem Hajdarin dhe se mbron kryeministrin Edi Rama. Hajdari e ka kaluar incidentin me humor dhe i ka bërë thirrje të rinjve që të mos ndikohen nga politika.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment