Politike

Nxehet keq Ralf Gjoni gjatë seancës plenare, çohet në këmbë dhe i bie rrotull Kuvendit, i ‘kthehet’ Hysi: Mos te rrije në kafe

Gjoni u nevrikos pasi emri i tij nuk ishte në listën  e deputetëve që kishin të drejtën e fjalës gjatë rendit të ditës për çështjen e shkarkimit nga posti i presidentit të Ilir Metës.

TIRANË– Deputeti Ralf Gjoni duket se është nxehur gjatë seancës së sotme plerane. Gjoni u nevrikos pasi emri i tij nuk ishte në listën  e deputetëve që kishin të drejtën e fjalës gjatë rendit të ditës për çështjen e shkarkimit nga posti i presidentit të Ilir Metës.


Deputeti nuk ndodhej në Kuvend në momentin kur nënkryetarja Vasilika Hysi ndau listën e deputetëve sipas radhës që do të flisnin në foltore. Në momentin që ai u rikthye në ambientet e Kuvendit, kërkoi të drejtën e fjalës. Nnëkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi iu përgjigj duke i thënë ‘mos rrije në kafe’. Debati mes tyre nuk është plotësisht i qartë, pasi Gjoni nuk kishte mikrofon gjatë kohës që replikonte me Hysin.

Gjoni: Kam të drejtën time për të folur (duke i rënë rrotull Kuvendit me fletët në dorë)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vasilika Hysi: Mos rrije në kafe të bënit llafe por rrije këtu…

(kle.mu./dosja.al)

Shto Koment