Kulture

“Nusja dhe shtetrrethimi” në Viennale të Austrisë, filmi shqiptar realizon premierën ndërkombëtare 40 vite pas prodhimit

Në një status në rrjetet sociale, Elezi shkruan se filmi me skenar nga Helena Kadare dhe realizuar nga regjisorët Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj gjithashtu do të jetë pjesë e programit të filmave europianë me temë nga Lufta e Dytë Botërore.
Featured image of article: “Nusja dhe shtetrrethimi” në Viennale të Austrisë, filmi shqiptar realizon premierën ndërkombëtare 40 vite pas prodhimit Foto nga filmi

TIRANË– Filmi “Nusja dhe shtetrrethimi” prodhim i vitit 1978 do të shfaqet në Viennale të Austrisë, 40 vite pas premierës shqiptare. Këtë lajm të mirë e ka bërë me dije vetë drejtoresha e arkivit qendror të filmit, Iris Elezi.

Në një status në rrjetet sociale, Elezi shkruan se filmi me skenar nga Helena Kadare dhe realizuar nga regjisorët Kristaq Mitro dhe Ibrahim Muçaj gjithashtu do të jetë pjesë e programit të filmave europianë me temë nga Lufta e Dytë Botërore.

Filmi do të shfaqet në Viennale në datën 30 nëntor. Elezi u bën thirrje të gjithë ndjekësve të saj që ta shpërndajnë këtë lajm të mirë.

“Shpërndani lajmin e mirë:) Në 2 Nëntor NUSJA DHE SHTETRRETHIMI ka premierën ndërkombëtare në një nga ngjarjet më të rëndësishme Evropiane – VIENNALE. Me z. Kristaq Mitro & znj. Elena Kadare prezent, plotësohet kjo ëndërr 41 vjet pas premierës shqiptare!”– shkruan ajo krahas posterit të filmit.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment