Sport

“Numrin ma dha Vucic, jam admiruesi juaj”, Mihajlovic zbulon mesazhin e Edi Ramës kur ishte në spital

Edi Rama i ka dërguar një mesazh mjaft interesant trajnerit, teksa po luftonte me sëmundjen e leuçemisë
Featured image of article: “Numrin ma dha Vucic, jam admiruesi juaj”, Mihajlovic zbulon mesazhin e Edi Ramës kur ishte në spital Sinisa Mihajlovic

SHQIPËRI-Sinisa Mihajlovic, tekniku i Bolonjës, Pasi përballoi leuceminë, tekniku serb ka shkruar një autobiografi, “Ndeshja e jetës”, e ka folur në të me sinqeritetin e zakonshëm: “Të sëmurësh nuk është një faj, ndodh e kaq. E vërteta është që nuk jam një superhero e as Superman.

Flisja kështu sepse kisha frikë”. Siç zbulon “Panorama Sport”, ai i ka dërguar një mesazh mjaft interesant trajnerit, teksa po luftonte me sëmundjen. Në shkrimin e tij Rama shprehet se numrin ia mori kryeministrit serb, Vucic, të cilin e konsideron si mik të përbashkët të të dyve.

Mihajlovic ka qënë futbollist i gjeneratës së artë jugosllave në vitin 1990, pa harruar se ish-lojtari i Crvena Zvezdës ka qënë një nacionalist i thekur dhe mik i ngushtë me kriminelin Arkan. Mihajlovic e ka publikuar të plotë në librin e tij të titulluar “La partita della vita” (Ndeshja e jetës).

PJESË NGA PUBLIKIMI

“I dashur mister, jam Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, ish-lojtar i Kombëtares së basketbollit shqiptar dhe një admirues i vjetër i Sampdorias së Vujadin Boshkovit. E mora numrin tuaj të telefonit nëpërmjet mikut tonë të përbashkët, Aleksandar Vuçiç. Folëm për ju dje në mbrëmje këtu në Novi Sad.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam dashur gjithnjë t’ju shprehja admirimin tim për egërsinë me të cilën po përballoni armikun tuaj më të frikshëm të jetës, por edhe për t’ju thënë se pasi keni mundur shumë portierë direkt nga goditjet e dënimit, ju me siguri jeni i zoti të mundni edhe hijen që është vendosur mes jush dhe portës tuaj të së ardhmes.

E di shumë mirë rrezikun që mesazhe të tilla solidariteti mund të bëhen të mërzitshme për një kokëfortë si puna juaj, por ju siguroj se ky i imi nuk është një mesazh i kësaj natyre. Përkundrazi, është shprehje e një admirimi antik.

Ju kërkoj ndjesë që nuk arrita t’ju shpreh më mirë ndjenjën e vlerësimit të lartë dhe simpatisë kundrejt jush, por nëse do të duhej një dëshmitar, atëherë miku ynë i përbashkët mund t’ju sigurojë se, tashmë prej vitesh, nuk ndodh asnjëherë që të mos flasim për ju si një figurë speciale në botën e fut bollit.

Duke ju uruar gjithë të mirat juve dhe të dashurve tuaj, nuk po ju bezdis më me shpresën se një ditë do të mund t’ju takoj personalisht. ER”.”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment