Politike

Numri i vdekjeve nga Covid-19, Basha sërish thirrje prokurorisë: Duhet të veprosh uregjent, Rama po manipulon provat, kemi kopje me emër e mbiemër! 

VIDEO
Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm italian Di Mai, Basha ka thënë se  kryeministri Edi Rama, do të shkatërrojë provat, “që vërtetojnë që numri real i vdekjeve nga koronavirusi është fshehur”.
Featured image of article: Numri i vdekjeve nga Covid-19, Basha sërish thirrje prokurorisë: Duhet të veprosh uregjent, Rama po manipulon provat, kemi kopje me emër e mbiemër!  Lulzim Basha

TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, i ka kërkuar sërish pasditen e sotme prokurorisë që të veprojë urgjentisht në lidhje me fshehjen e numrirt të viktimave si pasojë e Covid-19.

Në një deklaratë për mediat pas takimit me ministrin e Jashtëm italian Di Mai, Basha ka thënë se  kryeministri Edi Rama, do të shkatërrojë provat, “që vërtetojnë që numri real i vdekjeve nga koronavirusi është fshehur”. Basha ka thënë se Rama, po kurdis diçka pasi sipas tij ai duhet të dilte të jepte sot një sqarim dhe jo nesër. Por pavarësisht kësaj Basha tha se ka lista me emër dhe mbiemër të presonave që kanë ndërruar jetë, nga virusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al


“Prokuroria të sekuestrojë urgjent provat në morgun e spitalit. Denoncimi erdhi nga personeli me integritet. Të dhënat janë aty, cfarë pret prokuroria që t’i maniupulojë Rama? Ky njeri që nuk le konferencë pa dalë, pse duhet deri nesër të dalë, që të marrë kohë që të manipulojë të dhënat? Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë politike. Thirrja ime për prokurorinë është që të mos lejoni të manipulohen probat. Nga denoncimi deri te konferenca që do të bëjë nesër kryeminsitri nuk mund të jetë gjë tjetër veç momenti i manipulimit të provave. Veproni prokurorë, provat janë në morg. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër. Ky njeri që nuk lë minutën për të dalë në Facebook, pse nuk doli, e shtyu për nesër se këtë kohë për të dalë deri nesër po e përdor për të shkatërruar të vërtetën ” tha ai.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment