Showbiz

Nuk zbuloi asgjë për 5 muaj, Gigi Hadid tregon arsyen se përse fshehu shtatzëninë, modelja: Nuk është diçka që duhet ta ndaj…

Gigi Hadid zgjodhi të tregojë arsyen e vërtetë se përse fshehu shtatzëninë e cila lidhet me të gjithë shoqërinë.
Featured image of article: Nuk zbuloi asgjë për 5 muaj, Gigi Hadid tregon arsyen se përse fshehu shtatzëninë, modelja: Nuk është diçka që duhet ta ndaj… Gigi Hadid
Përditësuar:

AMERIKE– Lajmi se Gigi Hadid është në pritje të ëmbël erdhi si surprizë për të gjithë pasi modelja diti shumë mirë se si ta fshihet këtë gjë. Mirëpo njerëzit online shpesh herë e kanë akuzuar se ajo nuk dëshiron të tregojë asgjë nga kjo eksperiencë e madje nuk dëshiron as të zbulojë barkun e rrumbullakosur.

Mediat kanë shkruar herë pas here në lidhje me mënyrën se si ajo e ka fshehur barkun e rrumbullakosur për më shumë se 5 muaj, por Gigi zgjodhi të tregojë arsyen e vërtetë e cila lidhet me të gjithë shoqërinë.

Nëpërmjet “live” në Instagram, ajo tha:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ka një arsye pse ndjeva që nuk është diçka që duhet ta ndaj me të tjerët përtej familjes dhe miqve të mi. Dukshëm, shumë njerëz kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në fillim të karantinës dhe vazhdon ende. Dhe pastaj kaluam tek “BLM” (Black Lives Matter) dhe mendova se prezenca jonë në mediat sociale duhet të përdoret për këtë”.

Duke qënë se modelja e ka mbajtur të fshehtë lajmin e bukur shpresojmë që të mos na fshehë dhe momentet e para të lindjes së fëmijës së saj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment