Aktualitet

Nuk zbardhën dot sulmin me acid ndaj gruas në Tiranë, Shqipëria humb gjyqin e radhës në Strasburg për paaftësi të autoriteteve, ja fatura që duhet t’i paguajë shteti të dëmtuarës

Shqipëria ka humbur një tjetër gjyq në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Hetimet dolën në konkluzionin, se shteti shqiptar ka dështuar të zbardhë sulmin me acid ndaj një gruaje në Tiranë, në vitin 2009.
Featured image of article: Nuk zbardhën dot sulmin me acid ndaj gruas në Tiranë, Shqipëria humb gjyqin e radhës në Strasburg për paaftësi të autoriteteve, ja fatura që duhet t’i paguajë shteti të dëmtuarës Gjykata e Strasburgut

TIRANË -Shqipëria ka humbur një tjetër gjyq në Gjykatën e Strasburgut. Dhurata Tërshana, hodhi në gjyq Shqipërinë, pas sulmit me acid që iu bë në Tiranë. Tërshana pretendonte, se autoritetet nuk arritën të mbronin jetën e saj, si dhe dështuan për të kryer një hetim të shpejtë dhe efektiv, për identifikimin dhe ndëshkimin e autorit të sulmit. Kërkesa ndërkohë iu komunikua qeverisë më 6 tetor të 2014-ës.

Pas shqyrtimit të provave dhe veprimeve pproceduriale nga autoritetet shqiptare, Gjykata e Strasburgut doli në konkluzionin, se shteti shqiptar ka dështuar që të zbardhë rastin. Sipas Gjykatës, autoritetet vendase nuk gjetën llojin e acidit me të cilin u krye sulmi dhe as nuk e mbajtën viktimën të informuar për ecurinë e hetimit. Në përfundim, GJEDNJ e gjet shtetin shqiptar në shkelje në Nenit 2 të Konventës dhe urdhëroi dëmshpërblimin e saj me 12 mijë euro, plus 2720 të tjera për kostot e gjyqit.

Si ndodhi ngjarja

Më 29 korrik, 2009 , ndërsa po shëtiste në Tiranë, vajza u sulmua me acid në fytytrë. Ai pësoi djegie të shumta në fytyrë dhe gjoks, si pasojë e acidit. Mënjeherë ajo u dërgua në spital në gjendje kritike. Prokurorëve ndërkohë u tha, se nuk e kishte njohur agresorin, nuk kishte probleme me askënd.

Ajo deklaroi, se gjatë sulmit, agresori kishte veshur një kapelë kafe / bezhë, syze dielli të zeza dhe një këmishë të zezë. Ky i fundit pasi e sulmoi me acid u largua nga vendi i ngjarjes. Menjëherë asaj filluan t’i shkriheshin rrobat dhe t’i digjej trupi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas ajo shtoi, se kishte dyshime se sulmi ishte kryer nga ish-bashkëshorti i saj në shenjë hakmarrje dhe vazhdim i dhunës në të shkuarën. Sipas saj, E.A. ishte burgosur më parë në Itali, si dhe kishte njohje me persona me të dhëna kriminale. Njëkohësisht gruaja rrëfeu se në vendin ku ndodhi sulmi kishte pasur edhe persona të tjerë. Viktima e sulmit tregoi gjithashtu, se me ish-bashkëshortin ishin ndarë, pasi ky i fundit refuzonte që ajo të ndiqte një trajnim në Itali.

I marrë në pyetje nga Prokuroria, autori i dyshuar i sulmit, shprehej se ditën kur ndodhi ngjarja ishte në Durrës deri në 6 të pasditës. Ai foli për divorcin, ndërsa konfirmoi edhe debatin për kursin e specializimit. Njëkohësisht ish-bashkëshorti mohoi problemet gjatë divorcit, si dhe përfshirjen e mundshme në sulm. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, u vërtetuar se gruaja ishte djegur në 25% të trupit. Mirëpo gjurmët e gishtërinjve tek ena e përdorur për hedhjen e acidit, nuk u zbuluan kurrë.

Vendimi i Gjykatës së Strasburgut

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment