Bota

Nuk u varrosën nga familjarët, shpërndahen tulipanët tek të gjithë të vdekurit nga koronavirusi

Vendosja e tulipanëve tek të gjitha varret është bërë në simbol të mungesës së familjarëve që nuk iu dhanë lamtumirën e fundit njerëzve të  tyre.
Featured image of article: Nuk u varrosën nga familjarët, shpërndahen tulipanët tek të gjithë të vdekurit nga koronavirusi Tufat e tulipaneve tek varrezat

ITALI– Javët e fundit teksa numri i viktimave është rritur ndjeshëm ka qenë e pamundur që vet familjarët  të shkojnë e të varrosin të dashurit e tyre.  Por me të gjithë procedurat janë marrë komunitetet fetare ose agjencitë e funeraleve.

E për këtë arsye, punonjësit e komunës së Campo di Arese në Italisë kanë kanë vendosur që të vendosin tulipanë tek varret e t gjithë njerëzve që vdiqën nga koronavirusi. Pasi ky është edhe sezoni kur në Campo di Arese kanë çelur tulipanët.

Vendosja e tulipanëve tek të gjitha varret është bërë në simbol të mungesës së familjarëve që nuk iu dhanë lamtumirën e fundit njerëzve të  tyre.

“Ne menduam të marrim një pjesë të luleve për t’i vendosur ato në varreza: një vëmendje shtesë, në funksion të Pashkëve të Shenjta, për ju që në këtë moment nuk mund të shkoni të vizitoni të shtrenjtët tuaj që janë larguar nga kjo botë.”- thanë punonjësit Campo di Arese në Itali.

Ata donin t’i blinin tulipanët për t’i çua në varreza, por pronari i vendosi të mosu marrë para, ai i dhuroi tulipanët për të ndjerët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ne donim të ishim pjesë e iniciativës, duke dhuruar tulipanët për varrezat. Lutja jonë bashkohet me atë të të gjithë Italisë.”-u shprehën ata.

Në rang global Covid-19 ka vrarë mbi 70 mijë persona dhe ka infektuar 1.2 milionë të tjerë, por lajm i mirë është se 269,494 të prekur kanë fituar betejën me COVID-19. . Në Itali janë shënuar 15,887 viktima, ndërsa në Francë 8,078. Virusi po bën ‘kërdinë’ në Spanjë, ku aty kanë humbur jetën 13.055 persona. Të infektuar ka edhe në Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Kosovë ndërsa në Greqi numri i viktimave ka shkuar në 73. Shqipëria ka rregjistruar 377 persona të infektuar dhe 22 viktima nga Covid-19.

Burimi: repubblica.it

A.C/Dosja.al

Shto Koment