Politike

Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti

VIDEO
Manja tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për presidentin se kjo mbledhje. 
Featured image of article: Nuk u paraqit! Meta tha se ishte i zënë, Ulsi Manja: Unë nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme presidenti Ulsi Manja

TIRANË– Komisioni i Ligjeve ka nisur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socialiste për shkarkimin e Metës. Pasi presidenti tha se ishte i zënë e se do të ishte i lirë më 10 maj, përgjigjia i ka ardhur në nisje të mbledhjes. Ishte Ulsi Manja ai i cili tha se nuk e dinte se çfarë mund të ishte më e rëndësishme për presidentin se kjo mbledhje.


Manja: Unë nuk e di se se cfarë ka më të rëndësishme. Presidenti është vënë në dijeni menjëherë në lidhje me kërkesën që lidhet me shkarkimin e tij. Komisioni i ligjeve ia garanton mundësinë që të shprehet në komision, ai ka vlerësuar kohë të pamjaftueshme. Presidenti ka gjithë mundësinë dhe kohën në dispozicoon për të dhënë sqarimin përpara, nëse nesër Kuvendi do të miratojë për ngritjen e komisionit. Duke qënë se presidenti nuk u paraqit, unë ju ftoj të kalojmë në fazën e bisedimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shkarkimi i Presidentit, mblidhet Komisioni i Ligjeve/ Meta nuk pranon të marrë pjesë: Sot jam i zënë, dëgjohemi më 10 maj!

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment