Showbiz

Nuk u panë të ndihmonin pas tërmetit, Miriami reagon dhe tregon të vërtetën: Unë dhe Albani jemi diskret e të rezervuar(FOTO)

Ajo ka treguar se sëbashku me Albanin janë  diskret e të rezervuar  por në heshtje dhe me dashuri e zemer. Ajo tregon se kanë ndihmuar sado pak këto familje të prekura nga tërmeti
Featured image of article: Nuk u panë të ndihmonin pas tërmetit, Miriami reagon dhe tregon të vërtetën: Unë dhe Albani jemi diskret e të rezervuar(FOTO) Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

TIRANË- Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit ku mbetën të vdekur 51 persona dhe u plagosën mbi 900 të tjerë, ka  pasur shumë reagime, ku edhe kanë ndihmuar emra të njohur të ekranit shqiptar, por jo vetëm.

Ndonëse nuk u vu re që mes shumë këngëtarëve që ndihmonin të ishte edhe çifti më i dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë treguar se po ndihmojn rreth 200 persona të prekur nga tërmeti, duke i strehuar në kompleksin e kishës ortodokse “Shën Vlashi” në Durrës.

Ajo ka treguar se sëbashku me Albanin janë  diskret e të rezervuar  por në heshtje dhe me dashuri e zemer. Ajo tregon se kanë ndihmuar sado pak këto familje të prekura nga tërmeti.

“Jam e lumtur qe kemi arritur tju vijme sado pak ne ndihme rreth 200 personave te prekur nga termeti te cilet jane strehuar ne kompleksin e kishes ortodokse “Shen Vlashi” ne Durres. Ne keto dite te veshtira si shume te tjere ata kane nevoje per cdo lloj suporti material apo financiar. Cdokush qe deshiron te kontribuoj ne vazhdim per ato familje mund t’i drejtohet direkt kishes apo ketij numer kontakti: +355 67 201 4591 Perveç ndihmave bazike dhe jetesore duhet te ndihmojme njeri tjetrin edhe shpirterisht. Ashtu sic ushqehet dhe grohet trupi ashtu dhe shpirti ka nevoje per ushqim e ngrohtesi. Ndoshta prej natyres une dhe Albani jemi pak me diskrete e te rezervuar por ne heshtje dhe me dashuri e zemer jemi munduar te ndihmojme ku kemi mundur.Faleminderit te gjithe bashkeatdhetareve tane ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Diaspore qe edhe njehere deshmuan qe kur bashkohemi ne emer te dashurise mund te marrim ne dore fatet e kombit e te bejme diferencen. Eshte deshmia se ENDE KA SHPRESE Paqe e dashuri per te gjithe ju 🙏 Muaj te mbare te gjitheve🙏”-ka shkruar Miriami.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik. 51 persona humbën jetën, 913 u plagosën, 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. 22 persona ende janë të shtruar në spitalin e Traumës.

A.C/Dosja.al

Shto Koment