Aktualitet

Nuk u mor asnjëherë me politikë/ Kush është Aneta Rama, një nga gratë e para stomatologe në Shqipëri, njihej si mbesa e Spiro Kolekës

PROFIL
Aneta Rama është nëna e dy djemve, kryeministrit Edi Rama dhe Olsi Ramës. Ajo asnjëherë nuk u mor me politikë. Nëna e Ramës studioi për stomatologji në Poloni.
Featured image of article: Nuk u mor asnjëherë me politikë/ Kush është Aneta Rama, një nga gratë e para stomatologe në Shqipëri, njihej si mbesa e Spiro Kolekës Aneta Rama dhe Edi Rama

TIRANË- Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, nëna e kryeministrit shqiptar, Aneta Rama. Lajmin e hidhur e dha vetë kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se atë e kishte dritën e shtëpisë.

Por kush ishte Aneta Rama? 

Aneta Rama është nënë e 2 djemve, Edi dhe Olsi Ramës. Ajo ka qenë bashkëshortja e Kristaq Ramës një prej skulptorëve më në zë të vendit. Nëna e kryeministrit ishte me origjinë nga Vunoi dhe njihej nga të gjithë si mbesa e Spiro Kolekës, ish-anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Por ajo asnjëherë nuk u  përfshi në politikë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po kështu, Aneta Rama ka qenë një ndër gratë e para stomatologe të Shqipërisë, profesion ky që e ushtroi gjatë jetës. Studimet për stomatologji i kreu në Poloni dhe siç është shprehur vetë në një nga intervistat e pakta në media, ka qenë studente e shumë e mirë.

2 vite më parë ajo mori  edhe çmimin “Nderi i stomatologjisë shqiptare”. Këtë çmim që e tërhoqi vetë kryeministri Rama në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment