
Përditësuar:
ITALI-Një shqiptar 29-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka shkaktuar panik në një supermarket në San Marcello Piteglio. Sipas mediave, është raportuar se ai ka qëllur tri herë në ajër me një pistoletë me fishekë manovre, pa predhë.
Shkaku që e ka shtyrë të bënte këtë veprim, ishte inat ndaj personelit të marketit që nuk e ka lejuar të hynin dy veta brenda, si masë mbrojtëse ndaj Covid-19.
Sakaq policia e ka identifikuar dhe arrestuar. Mësohet se brenda në makinë janë gjetur dhe pistoleta e manovrës me gjashtë fishekë.
(k.a/dosja.al)