LIVE UPDATES
Politike

Nuk u dha leja për HEC-in e Kalivaçit, Meta: Tani Vjosa të shpallet Park Kombëtar!

11 Dhjetor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Nuk u dha leja për HEC-in e Kalivaçit, Meta: Tani Vjosa të

TIRANË– Presidenti Ilir Meta mori pjesë ne Forumin Ndërkombëtar të organizuar online nga Konfindustria Shqiptare për shpalljen e nismës së Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik të lumit Vjosa dhe pellgut ujëmbledhës të tij.

Meta e ka cilësuar si një veprim të mirë të qeverisë anulimin e lejes për mosdhënien e lejes mjedisore të HEC-it të Kalivaçit të cilën ai e ka kërkuar me forcë.

Ndër të tjera presidenti tha se lumi Vjosa dhe pasuritë e paçmuara natyrore të tij nuk janë vetëm pasuri e Shqipërisë, por e gjithë Europës. Sikundër edhe Shqipëria i përket Bashkimit Europian.


Fjala e Metës:

Jam i bindur dhe mbështes plotësisht thelbin e Nismës së Konfindustrisë, që ekosistemi lumor i Vjosës, si lumi i vetëm me rrjedhje të lirë në Europë, ose, i thonë ndryshe, i vetmi lumë i mbetur ‘i egër’, me potenciale jo vetëm natyrore, por dhe ekonomike të jashtëzakonshme, duhet vënë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së banorëve të basenit dhe vendit në tërësi.Po ashtu, kjo nismë duhet t’i shërbejë edhe forcimit të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe të jetë shembull edhe për Rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor. Kënaqësia ime, që ndodhem këtu, është e veçantë, sepse pikërisht nisma dhe organizime të tilla kanë në bazë filozofinë dhe standardet e Bashkimit Europian.

Lumi Vjosa dhe pasuritë e paçmuara natyrore të tij nuk janë vetëm pasuri e Shqipërisë, por e gjithë Europës. Sikundër edhe Shqipëria i përket Bashkimit Europian.

Ndiej kënaqësi, sepse ritakoj vetëm pas disa javësh, shkencëtarët, profesorët e nderuar të universiteteve dhe organizatave mjedisore më të rëndësishme të Bashkimit Europian, në kushte të reja, kur me akte zyrtare, ka filluar të jetësohet shpëtimi i Lumit Vjosa, nga ndërtimet dhe projektet, që janë në kundërshtim me interesin publik afatgjatë.E kam fjalën pikërisht në mosdhënien e lejes mjedisore të HEC-it të Kalivaçit. Veprim, që unë personalisht, e kam kërkuar me forcë dhe e mbështes plotësisht.

Me mendimet, arsyetimet dhe veprimet e personaliteteve të njohura dhe me përpjekjet e aktivistëve të shoqërisë civile dhe botës akademike shqiptare, u bë e mundur të fitohet beteja e parë e një lufte, që duhet të vazhdojë.Mosdhënia e lejes mjedisore të HEC-it të Kalivaçit është pa dyshim një shenjë e mirë e vendimmarrjes, në ndihmë të mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, në përputhje dhe me mendimin e përparuar shkencor, dhe me kërkesat e përsëritura të shumë organizmave ndërkombëtare dhe të BE-së.Por unë do të këshilloja fort, që kjo nismë të vazhdonte më tej, për një mbrojtje të qëndrueshme të pjesës që është ende pa një status mbrojtje, dhe mbetet nën kërcënim.

Për këtë qeveria shqiptare duhet të hedhë një hap të dytë në drejtim të mbrojtjes së lumit të Vjosës, atë të shpalljes Park Kombëtar Lumor të pjesës lumore të mesme, sidomos të pjesës Qesarat-Poçem.Kjo pjesë e lumit strehon vlera të larta biodiversiteti dhe habitatesh lumore, dhe njëkohësisht mbetet potencialisht e kërcënuar nga ndërtimi i digave.Unë kam gjithmonë bindjen se ekspertiza akademike vendase dhe ajo ndërkombëtare janë të gatshëm të bashkëpunojnë për këtë.Nisma për ndërtimin e Strategjisë së Zhvillimit Ekonomik të Rajonit të Vjosës, është shumë më tepër sesa vetëm shpëtimi i saj nga digat e HEC-ve.

Nisma në thelb është:

–        Modeli i munguar, deri sot, i zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të vendit;

–        Domosdoshmëria e dhënies fund të shfrytëzimit barbar në afatshkurtër të pasurive natyrore;

–       Dhënia fund e praktikave të dhënies pa arsyetim, pa garë dhe me korrupsion të koncesioneve, PPP, që fatkeqësisht kanë goditur rëndë ekonominë kombëtare;

–        Përafrimi me praktikat e zhvillimit të Rajoneve të BE-së dhe thellimi i bashkëpunimin me fqinjët në interes të përbashkët dhe të drejtpërdrejtë.

Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Basenit të Lumit Vjosa krijon kushtet për rritjen e efektivitetit të përdorimit të fondeve buxhetore të qeverisë, bashkive, biznesit dhe individëve.Gjithashtu, strategjia krijon kushtet më të mira të mundshme, që të tërhiqen financime dhe investime të rëndësishme nga donatorë, institucione financiare ndërkombëtare dhe të programeve të BE-së, sepse Vjosa nuk është vetëm e Shqipërisë, por e gjithë  Europës.Shqipëria, me shembullin e mbrojtjes së Vjosës dhe ndërtimin e strategjisë, sipas standardeve europiane, kryen detyrën e saj, duke ia lënë radhën vendeve mike të BE-së dhe Europës të japin ndihmesën e tyre.

Suksesi i strategjisë për Rajonin e Vjosës mund të shërbejë si model ekonomik në të gjithë vendin tonë.Ndërtimi dhe zbatimi i strategjisë për Zhvillim të Qëndrueshëm të Basenit të Lumit Vjosa do të prodhojë pa dyshim mirëqenie për banorët e rajonit, të prekur rëndë nga emigracioni, varfëria dhe mungesa e shpresës.Ndërtimi i HEC-eve nuk mund të jetë kurrë sesi një rrugë ‘e blertë’, një rrugë e qëndrueshme për zhvillimin e vendit!

Shpallja e Parkut Kombëtar Lumor të rrjedhjes së mesme të lumit Vjosë do ta kthente vërtet pellgun lumor të Vjosës të veçantë nga ana e mundësive të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.Duke filluar nga turizmi veror, tek turizmi natyror, ekologjik, agroturizmi apo edhe turizmi kulturor, historik, arkeologjik, që i gjithë lumi Vjosa dhe degët e tij ofrojnë përgjatë gjithë gjatësisë së tij.Është krejt e papranueshme, që zona dhe krahina kaq të bukura dhe të pasura, që aq shumë vlerësohen nga turistë dhe shkencëtarë të Europës, të shkretohen dhe braktisen nga banorët.

Rajonit të Lumit Vjosa dhe gjithë Shqipërisë nuk i mungojnë pasuritë. Përkundrazi!

Janë vendimmarrjet politike të gabuara, të pa përgjegjshme, të korruptuara, shkaku i varfërisë dhe shkatërrimit të kësaj parajse natyrore dhe njerëzore.

Natyrisht, është detyra jonë, që të mos lejojmë, me mjete dhe institucione demokratike, vendimmarrjet politike të veprojnë në kundërshtim me interesin publik, sikundër në rastin e digave në Lumin e Vjosës.

Dhe parakusht i të gjitha kushteve, përsa me sipër, janë zgjedhjet e lira dhe të drejta.Jam i lumtur, që kam qenë pjesë e ‘misionit të përbashkët’ me shoqërinë civile, aktivistët e mjedisit, të botës akademike, universitare dhe personaliteteve të vendit dhe të BE-së, të fillimit të shpëtimit nga digat të Lumit Vjosa.Do të vazhdoj të jem gjithmonë përkrahës dhe mbështetës i të gjitha nismave, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe të natyrës sonë të mrekullueshme. Le ta quajmë, së bashku, një ‘mision në vazhdim’ ndërtimin e Strategjisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik të Rajonit të Vjosës, në shërbim të mirëqenies së banorëve dhe si shembull i qartë, se Shqipëria dhe shqiptarët dinë dhe i kanë të gjitha mundësitë, jo vetëm për të qenë pjesë e BE-së, por njëkohësisht të jenë edhe vlerë e shtuar dhe e çmuar e saj!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll
Politike 11 Dhjetor 2020, 07:28

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me fatin e familjes së efektivit të “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëll...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni