Rajoni

“Nuk u arrit ajo që ishte premtuar”/ Grenell i përgjigjet Vjosa Osmanit: Është e çuditshme që ti të ankohesh, nuk ke dhënë asnjë ide

Ndërkohë Grenell në postimin e tij në Twitter i është drejtuar Osmanti se marrëveshja ishte për normalizimin ekonomik të vendeve, duke shtuar se ajo nuk ka pse të ankohet pasi nuk ka ngritur asnjë shqetësim dhe se nuk i ka dhënë asnjë ide atij.
Featured image of article: “Nuk u arrit ajo që ishte premtuar”/ Grenell i përgjigjet Vjosa Osmanit: Është e çuditshme që ti të ankohesh, nuk ke dhënë asnjë ide Vjosa Osmani dhe Richard Grenell

SHBA– Emisari Special i Presidentit Trump, Richard Grenell së fundmi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje kryeparlamentares së Kosovës, Vjosa Osmanit, e cila pak orë më parë tha se në marrëveshje nuk u arrit ajo që ishte premtuar.

Ndërkohë Grenell në postimin e tij në Twitter i është drejtuar Osmanti se marrëveshja ishte për normalizimin ekonomik të vendeve, duke shtuar se ajo nuk ka pse të ankohet pasi nuk ka ngritur asnjë shqetësim dhe se nuk i ka dhënë asnjë ide atij.

“Marrëveshja ishte për njohje ekonomike. Është një hap i jashtëzakonshëm. Për ty të ankohesh tani që nuk keni marrë më shumë është e çuditshme pasi ju nuk keni ngritur asnjë shqetësim e as nuk më keni dhënë ndonjë ide mua. Neve na duhen politikanë që bëjnë më shumë sesa vetëm të ankohen. Kjo është për vendet e punës, jo simbolizëm”, ka shkruar Grenell.

Pas dy ditësh takime, dje u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Donald Trump, Kosova dhe Serbia, firmosën veç e veç në Shtëpinë e Bardhë për Normalizimin Ekonomik. Në marrëveshje u nënshkrua se Serbia ka të drejtë që të përdorë liqenin e Ujmanit për t’u furnizuar me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Po ashtu një tjetër pikë që u nënshkrua ishte dhe edhe dalja e Serbisë në portin e Durrësit, e gjitha kjo falë hekurudhës së dy vendeve që do të shtrihet nga “Adriatiku” deri në Serbi. Një tjetër pikë që tërheq vëmendjen është edhe heqja e teknologjisë 5G dhe mospranimi i saj si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Të vetmet gjëra që Kosova ka fituar nga marrëveshja janë ndalimi i fushatës së Beogradit për mosnjohjen e pavarësisë dhe fillimi i kërkimeve dhe identifikimit të të zhdukurve të luftës.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment