Aktualitet

“Nuk t’u gjend pranë asnjë ambulancë”/ Vdes papritur kirurgu Abdyl Myzyri, mjeku Vargu: Nuk i dhanë ndihmën e parë edhe pse ishte në ‘zemër’ të Shqipërisë

Vdes papritur kirurgu Abdyl Myzyri. Mjeku vargu akuzon bluzat e bardha se nuk i dhanë ndihmën e parë kirurgut.
Featured image of article: “Nuk t’u gjend pranë asnjë ambulancë”/ Vdes papritur kirurgu Abdyl Myzyri, mjeku Vargu: Nuk i dhanë ndihmën e parë edhe pse ishte në ‘zemër’ të Shqipërisë Abdyl Myzyri.

TIRANË- Ndahet nga jeta kirurgu i njohur, Abdyl Myzyri. Lajmin e ka dhënë mjeku Petrti Vargu, i cili tregon se asnjë ambulancë nuk mbërriti në kohë për t’i dhënë ndihmën e parë. Vargu shprehet se kirurgu ia kushtoi jetën mjekësisë, por humbi jetën në Spille, pasi ambulanca u vonua.

Postimi i Petrit Vargut:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Te qofte dheu i lehte Dr.Dyl Myzyri! Mjekesise shqiptare qe i kushtove jeten ,nuk t’u gjend prane as me nje ambulance, ne te vetmin moment qe pate nevoje. I kemi degjuar shpeshhere te deklarojne se per 15 minuta jane ne cdo skaj te Shqiperise. Por cuditerisht ,dje ne kete ore,ne Spille,ne zemer te Shqiperise,nuk u duken kurre. Ne i njohim mire,prandaj i demaskojme. Ti shkelqen me mungesen tende dhe nuk do te harrohesh kurre nga miqte ,duke i lene erresiren dhe turpin sistemit shendetesor Shqiptar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment