Aktualitet

Nuk tha asnjë fjalë para policëve, shqiptari “memec” kishte fshehur 8 doza kokainë në gojë

Një 21-vjeçar shqiptar u ndalua nga policia italiane, pasi u kap me drogë. Ai kishte fshehur në gojë 8 doza me kokainë.
Featured image of article: Nuk tha asnjë fjalë para policëve, shqiptari “memec” kishte fshehur 8 doza kokainë në gojë Doza me kokainë

ITALI-Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Flero, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai nuk shqiptoi asnjë fjalë në sy të policëve dhe këta të fundit menduan se nuk di gjuhën italiane.

Mirëpo arsyeja ishte komplet tjetër. I riu shqiptar kishte fshehur në gojë 8doza me kokainë me peshë 5 gr. Ndërkohë që nuk nxirrte asnjë fjalë nga goja, shqiptari u shfaq edhe tepër i nervozuar.

Menjëherë atij iu vunë prangat dhe u dërgua në komisariat. Gjyqtari i çështjes, e dënoi shqiptarin me 1 vit e 4 muaj burg dhe më pas do të dëbohet nga Italia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Marrë dhe përshtatur nga Bresciatoday

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment