Bota

“Nuk shoh problem që ne të jetojmë këtu”, Hebraikja dhe palestinezi të lidhur nga fati në Bregun Perëndimor

VIDEO
Tal thotë se ajo nuk merret me politikë dhe ka parimet e saj, ndërsa shton se është edhe besimtare. Sipas saj të gjithë ata njerëz që jetojnë në këtë në bregun perendimor, ky  vend duhet të jetë “një”.
Featured image of article: “Nuk shoh problem që ne të jetojmë këtu”, Hebraikja dhe palestinezi të lidhur nga fati në Bregun Perëndimor Chaya Tal dhe Ali Abu Awwad

IZRAEL-Chaya Tal është një gjermano-hebraike që jeton në bregun perendimor, por ajo ka shkuar në Izrael që prej moshës 19-vjeçare. Në një intervistë për DW, ajo është shprehur se nuk e ka problem që jeton në këtë vend, por sipas saj  çështja qëndron në atë se si munden ata të jetojnë atje.

Më tej ajo shpjegon se është vendosur në bregun perendimor që prej vitit 2014, ndërsa OKB i konsideron veprimet e tyre si shkelje të ligjeve ndërkombëtare.  Tal thotë se ajo nuk merret me politikë dhe ka parimet e saj, ndërsa shton se është edhe besimtare. Sipas saj të gjithë ata njerëz që jetojnë në këtë në bregun perendimor, ky  vend duhet të jetë “një”.

Por vendosja e Tal në këtë vend, u kushton shumë edhe vet palestinezve.

Ali Abu Awwad, një shtetas palestinez thotë se ai duhet  të paguajë çdo ditë dhe këtë e quan si të padrejtë. Ai ka treguar se vëllai i tij u vra në një postbllok izraelit në 2001. Palestinezët ndihen të kërcënuar dhe të diskriminuar nën pushtimin e të huajve.

Teksa flet për jetën në këtë vend Awwad thotë se nuk dëshiron të shpenzojë jetën e tij duke jetuar në këtë vend.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa për Tal është e padrejtë që të ardhurit të shihen si pengesë për paqen. 450 mijë izraelitë nuk  janë pak për t’u injoruar .

“Ju nuk mund të klasifikoni disa qindra mijëra njerëz si kriminelë. Aktualisht 2.7 milionë palestinezë jetojnë pas murëve dhe telave me gjemba.”– shprehet ajo .

A.C/Dosja.al

Shto Koment