Bota

Nuk respektuan distancën mes njëri-tjetrit, policët në Afrikë qëllojnë me plumba gome qytetarët para supermarketit (FOTO)

Efektivët e policisë në Afrikën e Jugut gjuajtën plumba gome drejt blerësve që rrinin para një supermarketi në Johannesburg.
Featured image of article: Nuk respektuan distancën mes njëri-tjetrit, policët në Afrikë qëllojnë me plumba gome qytetarët para supermarketit (FOTO) Policet ne Afrike

AFRIKA E JUGUT– Përhapja e koronvirusit në Afrikën e Jugut ka nxitur autoritetet që të marrin rregulla të forta në përpjekje për zhdukjen dhe mbrojtjen nga Covid-19.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar dhe publikuar disa imazhe ku shihet se policia ka reaguar ashpër ndaj  të gjithë personave që thyejnë rregullin e izolimit.

Efektivët e policisë në Afrikën e Jugut gjuajtën plumba gome drejt blerësve që rrinin para një supermarketi në Johannesburg.

Agjensia tha që rreth 10 automjete policie kishin mbërritur në Yeoville, ku disa qindra njerëz që ishin mbledhur jashtë një supermarketi Shoprite nuk po respektonin rregullat e distancës fizike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Blerësit e befasishëm shkelën njeri- tjetrin dhe një grua me një foshnjë në shpinë u rrëzua në tokë. Policia më vonë përdori kamxhikët për të ndëshkuar qytetarët që shkelën rregullat. Afrika e Jugut, ka 1,170 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment