Aktualitet

Nuk respektonin rregullat e protokollit për parandalimin e Covid-19. ISSH mbyll dy fasoneri në Përmet, punonjësit nuk mbanin distancë dhe…

Ky vendim është marrë nga Insituti i sigurimeve shoqrore në Gjirokastër pasi sipas tyre pas inspektimit të ambienteve në fasoneri nuk zbatoheshin masat e protokollit për parandalimin e Covid-19.
Featured image of article: Nuk respektonin rregullat e protokollit për parandalimin e Covid-19. ISSH mbyll dy fasoneri në Përmet, punonjësit nuk mbanin distancë dhe… Foto Ilustruese

PËRMET- Dy fasoneri në qytetin e Përmetit janë mbyllur për shkak të mungesës së protokollit anti Covid. Ky vendim është marrë nga Insituti i sigurimeve shoqrore në Gjirokastër pasi sipas tyre pas inspektimit të ambienteve në fasoneri nuk zbatoheshin masat e protokollit për parandalimin e Covid-19

Burime për Dosja.al brenda objekteve kanë vënë re mosdistancimin e punonjëseve nga njëra-tjetra dhe faktorë të tjerë në kuadrin e mospërmbushjes së kritereve të përcaktuar.

Për shkak të rasteve me Covid, janë mbyllur pjesërisht edhe zyra në Sigurimet Shoqërore Gjirokastër, Zonat e Mbrojtura Malore si dhe zyra të administratës në Universitetin e Gjirokastrës. Mbyllja e pjesshme do të zgjasë 10 ditë derisa të shërohen punonjësit që janë infektuar me koronavirus.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 39014 persona të infektuara nga pandemia, ndërkohë që 822 prej tyre kanë ndërruar jetë. Rekord infektimesh dhe të vdekurish mban Tirana me disa vatra të nxehta.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment