Showbiz

“Nuk quhet vjehrrë”, Jonida Maliqi flet për raportin që ka me mamanë e Romeos. Ka një ankesë për aktorin, këngëtarja: Unë s’kam unazë në gisht

E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar se me vjehrrë ruan një raport shumë të mirë, teksa shprehu vlerësimet e saj për prindërit e partnerit.
Featured image of article: “Nuk quhet vjehrrë”, Jonida Maliqi flet për raportin që ka me mamanë e Romeos. Ka një ankesë për aktorin, këngëtarja: Unë s’kam unazë në gisht Jonida Maliqi, Romeo Veshaj
Përditësuar:

TIRANE– Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë çifti më i komentuar në shoWbizin shqiptar që pasi e bënë publike lidhjen e tyre.

Duket se lidhja e tyre është bërë më e konsoliduar pasi çifti është njohur dhe me familjarët e tjetrit.

Së fundmi Jonida ka dhënë një intervistë, ku ka folur për marrëdhënien që ajo ka me prindërit e Romeos.

E ftuar në “Ora e Tiranës”, Jonida ka treguar se kanë një raport shumë solid me vjehrrën teksa shprehu vlerësimet e saj për prindërit e partnerit. Gjatë fjalës së saj ajo theksoi faktin që nuk ka një unazë në gisht, duke i dërguar kështu një mesazh Romeos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me të ëmën e Romeos e kam marrëdhënien shumë të mirë, por nuk quhet vjehrrë. Unë s’kam unazë në gisht. Romeo është shoku im, ajo është mami i Romeos. Kemi një marrëdhënie solide, shumë të mirë. Romeo ka dy prindër të mrekullueshëm, kam një kimi shumë të mirë me ta, i respektoj dhe më respektojnë në një marrëdhënie shumë solide.”

Gjatë intervistës Jonida ka treguar se po merret me një projekt muzikor tekstin e të cilit është kujdesur Romeo.

Kam një këngë që ka dalë nga studio, një bashkëpunim me një artist xhamajkan që jeton në Kanada, dhe na ka ngelur videoja pa xhiruar prej situatës së krijuar nga pandemia. Paralelisht po punoj me një material tjetër muzikor dhe Romeo po shkruan tekstin e saj”,– ka thënë Jonida.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment