Bota

Nuk pyesin më për koronvirusin/ Amerikanët shkelin rregullat, dynden nëpër pishina

VIDEO
Askush nuk ka respektuar rregullat kundër koronavirusit dhe në një video  të publikuar në mediat e huaja shihet që qytetarët kanë mbushur pishinat në Misuri, ku shihet se janë të mbledhur për një festë.
Featured image of article: Nuk pyesin më për koronvirusin/ Amerikanët shkelin rregullat, dynden nëpër pishina Pamje nga pishina ku ishin mbledhur amerikanet.

SHBA-Amerika është një ndër vendet më të prekura në botë nga koronavirusi, ku deri më tani kanë vdekur të  paktën  99.805 persona si edhe janë infektuar  mbi 1.7 milionë të tjerë.

Por pavarësisht numrit të lartë të të infektuarëve dhe vdekjeve që po shkojnë në 100 mijë, amerikanët nuk duan t’ia dinë për virusin që po vret çdo ditë njerëz, ato janë dyndur nëpër pishina, e në këtë mënyrë kanë thyer çdo rregull të vendosur nga Qeveria amerikane.

Kështu askush nuk ka respektuar rregullat kundër koronavirusit dhe në një video  të publikuar në mediat e huaja shihet që qytetarët kanë mbushur pishinat në Misuri, ku shihet se janë të mbledhur për një festë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga videoja shihet qartazi që rregullat bazë  janë thyer, pra distancimi social dhe mbajtja e maksave.

Burimi: kmov

A.C/Dosja.al

Shto Koment