Politike

‘Nuk pyes sepse janë punët e Policisë, por…’/ Lleshaj ngre “dyshime”: Ende nuk e di pse u shoqërua Kryemadhi, më bën përshtypje

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se nuk e kishte kuptuar se përse ishte shoqëruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, megjithatë nuk ishte interesuar që të pyeste për të. 
Featured image of article: ‘Nuk pyes sepse janë punët e Policisë, por…’/ Lleshaj ngre “dyshime”: Ende nuk e di pse u shoqërua Kryemadhi, më bën përshtypje Sandër Lleshaj dhe Monika Kryemadhi

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Java”, ai foli lidhur mr protestën e zhvilluar pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. 

Lleshaj tha se nuk e kishte kuptuar se përse ishte shoqëruar kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, megjithatë nuk ishte interesuar që të pyeste për të. 

“Kam shumë pikëpyetje për shoqërimin e Kryemadhit. Nuk e kuptoj fare. Mua mu duk pa lidhje. Të gjitha ishin të filmuara, ndërsa kjo skenë nuk e di përse ishte shoqëruar. Nuk kam pyetur për të sepse nuk u bë zhurmë. Pikëpyetja ime është përse shkoi? Për çfarë e çuan? Nuk i pyes sepse janë punët e Policisë. Thjesht më bën përshtypje që nuk u bë zhurmë. Thjesht e kam kaluar pa pikë…,“-tha ministri. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teatri Kombëtar u shemb në datën 17 maj. Pas një vendimi të Këshillit Bashkiak, IMT dhe polciia nisën një aksion të shpejt dhe shkatërruan godinën. Aktivistët që ishin brenda në godinë janë nxjerr me forcë dhe shumë prej tyre u dhunuan.

Qytetarët dhe opozita kanë nisur protestat dhe deri më tani kanë organizuar dy të tilla, ndërkohë që maxhoranca shprehet e bindur që teatri i ri do jetë më i mirë se ai që ishte. Gjithashtu Aleanca ka dorëzuar edhe padi në SPAK për të vijuar hetimet, ndërsa çështja i është ngarkuar prokurorit Ervin Kondili.

(km/dosja.al)

Shto Koment