Politike

Nuk pritej! Meta i befason të gjithë me lëvizjen e fundit, fton “Soros”-in në takim, ja kur shtrëngojnë duart

  • Meta thërret në takim Këshillin e Ambasadorëve Shqiptarë pas ngërçit me Kushtetuesen
  • Burime nga Presidenca bëjnë me dije për Dosja.al se Meta ka thirrur në një takim edhe fondacionin e Shoqërisë së Hapur “SOROS”.
    Featured image of article: Nuk pritej! Meta i befason të gjithë me lëvizjen e fundit, fton “Soros”-in në takim, ja kur shtrëngojnë duart Ilir Meta dhe George Soros

    TIRANË– Pasi ftoi partitë opozitare dhe Këshillin e Ambasadorëve shqiptarë, Presidneti Ilir Meta i ka surprizuar të gjithë me ftesën e radhës. Burime nga Presidenca bëjnë me dije për Dosja.al se Meta ka thirrur në një takim edhe fondacionin e Shoqërisë së Hapur “SOROS”.

    Vërtet e papritur kjo ftesë, duke qenë se Meta e ka sulmuar shum ëherë këtë fondacion në deklarata publike. Gjithsesi arsyeja e kësaj ftese mësohet të jetë puçi Kushtetues, ndërkohë që për të zbuluar më tepër na mbetet të presim momentin e takimit.

    Nga ana tjetër, Meta ftoi në një takim javën e ardhshme Këshillin e Amdasadorëve Shqiptarë.

    Gjithashtu paraditen e sotme, Kreu i Shtetit u dërgoi një letër partive opozitare, në të cilën thuhej se duhet të takoheshin urgjentish pata datës 20 nëntor.

    Këto ftesa vijnë pas ngërçit të krijuar për në Gjykatën Kushtetuese. Një ditë më parë në një konferencë urgjente për mediat Presidenti Ilir Meta deklaroi se do të padisë në Prokurori, kreun e KED Ardian Dvoranin për ngërçin në Kushtetuese. Meta tha se Dvorani ka konsumuar dy vepra penale, shpërdorimin e detyrës dhe përvetësimin e titujve shtetëror. Kreu i Shtetit i cilësoi si mafioze veprimet e kreut të KED dhe të bëra qëllimisht që Presidenti të shkelte Kushtetutën. Meta iu përgjigj dhe akuzave të Ramës duke e quajtur të çmendur. Ai deklaroi se më këtë situatë alarmante popullit i ngelen tre rrugë: “Ose njerëzit të marrin armët që është e papranueshme, ose të pranojnë gjendjen, ose të largohen”. 

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment