AktualitetSport

Përplasje mes tifozave dhe Policisë para stadiumit “Air Albania”/ Shoqërohen disa persona, ironia e “Kuq e Zinjve”: Pse s’keni qenë të rreptë me dasmën e Roshit?

VIDEO
Pas ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Lituanisë janë shoqëruar në polici disa tifozë shqiptarë. Tifozët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, pasi dëshironin të qëndronin grumbull para stadiumit "Air Albania". Vetë tifozët kanë deklaruar se kanë respektuar të gjitha rregullat.
Featured image of article: Përplasje mes tifozave dhe Policisë para stadiumit “Air Albania”/ Shoqërohen disa persona, ironia e “Kuq e Zinjve”: Pse s’keni qenë të rreptë me dasmën e Roshit? Pamje nga ngjarja

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme disa tifozë shqiptarë u shoqëruan nga Policia, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit mes Shqipërisë dhe Lituanisë. Tifozët ishin mbledhur para para stadiumit “Air Alabania”  dhe në momentin që Policia u kërkoi që të shpërndaheshin, ata nuk pranuan. Këtu nisi edhe përplasja mes tifozëve dhe policisë, ku u shoqëruan disa prej tyre.

Ndërkohë, në një reagim në rrjetet sociale “Tifozat Kuqezi” shprehen se ata ishin përpara stadiumit për të mbështetur skuadrën kombëtare në këtë moment të vështirë, dhe se kanë ndjekur të gjitha rregullat e distancimit. Me ironi ata shprehen se do të ishte mirë që policia të kishte vepruar njësoj dhe në dasmën e Odise Roshit, i cili lidhi kurorë duke thyer rregullat e pandemisë.

Reagimi:

Pas ndeshjes disa prej anëtarëve tanë u arresuan në afërsi të stadiunit “Air Albania”. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të djemëve, të cilët u arrestuan për shkam se vajtën tek stadiumi për të përkrahur ekipin pas kësaj humbje katastrofale. Ndonëse mbanin distancë dhe duke respektuar rregullat, ata u arrestuan pa as më të voglin shpjegim. Nëse policia do ishte kaq e rreptë si me ne për distancimin social të vepronte njëjtë dhe me dasmën e Odise Roshit ndoshta sot s’do ish nevoja të shkonim aty fare”, shkruajnë Tifozat Kuqezi në reagimin e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pamje nga përplasja, marrë nga Fax News

Ndeshja me Shqipërisë dhe Lituanisë përfundoi me rezultatin 0-1. Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të një gabim amatoresk nga kuqezinjtë, bëri që lituanezët të kalonin në avantazh me anë të Gazlaukas.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment