Politike

Nuk përmbahet Babaramo: Njeriu kërkon të drejtën e vet dhe ti i thua qen bir qeni e ke rrogën 4 milionë

Gazetari shtoi se ishte ministrja Belinda Balluku doli dhe tha se marrin nga dy milionë tani, ndërsa para pandemisë kanë marrë katër million.
Featured image of article: Nuk përmbahet Babaramo: Njeriu kërkon të drejtën e vet dhe ti i thua qen bir qeni e ke rrogën 4 milionë Ilir Babaramo

TIRANË– Gazetari Ilir Babaramo komentoi sot protestën e nisur nga kontrolloret e AlbControl. I ftuar në ‘Open”, Babaramo tha se e vetmja gjë që ka dëgjuar janë replikat nga qeveria për rrogën e kontrollorë.

Gazetari shtoi se ishte ministrja Belinda Balluku doli dhe tha se marrin nga dy milionë tani, ndërsa para pandemisë kanë marrë katër million.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kanë duruar shumë një vit. Si paskan duruar. Doli ministrja dhe tha se marrin nga 2 milion. Më duket e frikshme që flitet për grusht shteti. Njeriu kërkon të drejtën e vet dhe ti i thua qen bir qeni e ke rrogën 4 milionë,”– tha Babaramo.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment