Sport

Nuk ndodhte që prej vitit 2008, përveç tifozëve nuk do të jetë as dhia e e klubit të Bundesligës

Ka qenë vërtet e rrallë mungesa e kësaj kafshe për Këlnin, ndërsa hera e fundit që ka munguar i përket vitit 2008 në ndeshjet e zhvilluara ndaj Hofenheimit dhe Mainzit
Featured image of article: Nuk ndodhte që prej vitit 2008, përveç tifozëve nuk do të jetë as dhia e e klubit të Bundesligës COLOGNE, GERMANY - MAY 12: Mascot Hennes of Cologne sits beside the pitch during the Second Bundesliga match between 1. FC Koeln and SSV Jahn Regensburg at RheinEnergieStadion on May 12, 2019 in Cologne, Germany. (Photo by Juergen Schwarz/Bongarts/Getty Images)

GJERMANI-Ekipi i Koln që luan në Bundesligë, nuk do të ndjejë vetëm mungesën e tifozëve, por njëkohësisht edhe të simbolit që ka skuadra. Pikërisht dhia që paraqitet edhe në stemën e skuadrës, shërbente si një maskotë duke u paraqitur para fillimi të çdo ndeshje për të sjellë fat. Bëhet fjalë më saktësisht për “Hennes 9” që nuk do të lejohet më në stadiume, të paktën deri në mbylljen e këtij sezoni.

Kjo e ardhur pas masave që ka marrë Bundesliga për rifillimin e sezonit, i cili do të jetë i pari në Europë që do të hapet në këtë fundjavë. Ka qenë vërtet e rrallë mungesa e kësaj kafshe për Këlnin, ndërsa hera e fundit që ka munguar i përket vitit 2008 në ndeshjet e zhvilluara ndaj Hofenheimit dhe Mainzit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment