Sport

Nuk ndodhte prej 5 vjetësh, bilancet “qajnë” për Manchester City-n, në klubin e sheikëve nis reflektimi!

Klubi njoftoi se kishte regjistruar një humbje prej 126 milion paund, e barabartë me rreth 147 milion euro. Pas një qarkullimi rekord prej 535.2 milion £ në 2018-19, të ardhurat e “qytetarëve” ranë në 478.4 milion £ (gati 560 milion €).
Featured image of article: Nuk ndodhte prej 5 vjetësh, bilancet “qajnë” për Manchester City-n, në klubin e sheikëve nis reflektimi! Manchester City

ANGLI-Prej vitesh financat e Manchester City-t kanë qënë fitimprurëse, por klubi anglez përfundoi sezonin 2019-2020 me një bilanc negative, ndikuar nga efektet e pandemisë.Në fakt, klubi njoftoi se kishte regjistruar një humbje prej 126 milion paund, e barabartë me rreth 147 milion euro. Pas një qarkullimi rekord prej 535.2 milion £ në 2018-19, të ardhurat e “qytetarëve” ranë në 478.4 milion £ (gati 560 milion €).

Një rënie lidhet mbi të gjitha me stadiumet bosh dhe të ardhurave nga të drejtat televizive. Në detaje, krahasuar me 253.2 milion paund në 2018-19, të ardhurat nga të drejtat televizive kanë rënë në pak më shumë se 190 milion paund (67.2 milion nga UEFA dhe 123 milion nga kompeticionet të tjera).

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të ardhurat e ndeshjeve pa tifozë shkuan nga 55 milion në 2018-19 në 41.7 milion season sezonin e kaluar.Kostot arritën në 641 milion £, nga 560.3 milion £ sezonin e kaluar. Prandaj, pas pesë vjet fitimesh radhazi, “qytetarët” e mbyllën vitin me humbje prej 126 milion paund.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment