Rajoni

“Nuk ndihem i pasigurtë”/ Dritan Abazovic konfirmon presionet që i janë bërë për të mos rrëzuar Gjukanoviç: Më kanë ofruar 21 milionë euro

. Në një intervistë për mediat ai është shprehur se ka marrë disa oferta në mënyrë që mos të ndrihej kundër Presidentit.
Featured image of article: “Nuk ndihem i pasigurtë”/ Dritan Abazovic konfirmon presionet që i janë bërë për të mos rrëzuar Gjukanoviç: Më kanë ofruar 21 milionë euro Dritan Abazoviç

MALI I ZI-Kreu i Lëvizjes Qytetarë URA në Malin e Zi, Dritan Abazoviç ka konfirmuar presionet që i janë bërë për të mos rrëzuar Presidentin Milo Gjukanoviç. Në një intervistë për Vijesti ai është shprehur se ka marrë disa oferta në mënyrë që mos të ngrihej kundër Presidentit. Më tej, ai tha se i kanë ofruar deri në 21 milion euro për të hequr dorë nga rrëzimi i pushtetit të Gjukanoviç. Ai gjithashtu tha se ndihet shumë në presion për shkak të kërcënimeve që ka marrë por nuk është i pasigurtë.

“Është i saktë informacioni se më kanë ofruar 21 milionë euro për mos ta rrëzuar nga pushteti Gjukanovicin. Unë kam shumë presion sepse është një pjesë e madhe që morëm pas zgjedhjeve. Por, unë nuk ndihem i pasigurt. Mali i Zi aktualisht po kalon dhimbjet e lindjes së demokracisë” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Abazoviç i cili është zv/kryeministër i Malit të Zi, ka bërë shumë bujë më deklaratën e tij në parlament ku akuzoi qeverinë paraardhëse se e ka lënë popullin në varfëri ekstreme. Disa kohë më parë vetë Abazoviç deklaroi se kishte marrë disa kërcënime me jetë në rrjetet sociale.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment