LIVE UPDATES
Bota

Nuk ndërhynë gjatë sulmit që iu bë një gruaje aziatike, shkarkohen nga puna dy roje në New York

7 Prill 2021, 06:32 Nga DOSJA
Nuk ndërhynë gjatë sulmit që iu bë një gruaje

SHBADy punonjës të personelit të mirëmbajtjes në një kompleks apartamentesh në Nju Jork janë pushuar nga puna pasi nuk ndërhynë për të ndihmuar një grua aziatiko-amerikane që po sulmohej para hyrjes së kompleksit. Njoftimin e bëri menaxheri i kompleksit të martën.

Imazhet e kapura nga kamera e sigurisë më 29 mars tregojnë ngjarjet në kompleksin pranë sheshit Times Square në Nju Jork, kur dy rojet nuk dalin nga ndërtesa për të paktën një minutë pasi ka përfunduar sulmi dhe autori i incidentit është larguar.

Dy burrat shihen duke e ndjekur ngjarjen nga lobi, ndërkohë që 65- vjeçarja Vilma Kari goditet në mënyrë të përsëritur me këmbë. Një prej rojeve mbyll derën e ndërtesës ndërsa viktima e sulmit është e shtrirë përdhe për disa sekonda pasi ka përfunduar sulmi.

Kompania e menaxhimit të ndërtesës, The Brodsky Organization, fillimisht i pezulloi rojet nga puna dhe hapi hetime. Këto hetime përfunduan të martën dhe kompania vendosi t’i pushojë dy rojet.

“Megjithëse në videon e plotë nga kamera e lobit shihet se pasi iku autori i sulmit dy rojet dolën për ta ndihmuar viktimën dhe ndalën një makinë policie, është e qartë se ata nuk ndoqën protokollet e sigurisë dhe reagimit në raste emergjente,” tha kompania përmes një deklarate.

Kompania The Brodsky Organization është zotuar që të gjithë punonjësit e stafit të saj do të marrin trajnim mbi protokollet e reagimit në raste emergjente si dhe për ndërgjegjësim kundër paragjykimeve dhe për kalimtarët.

Sindikata e dy rojeve tha se do të ngrejë padi për të sfiduar vendimin, bazuar në termat e kontratave të punësimit. Procesi mund të zgjasë për disa muaj, tha sindikata.

Ne besojmë se duhet të çrrënjosim racizmin në të gjitha format,” tha presidenti i sindikatës, Kyle Bragg përmes një deklarate. “Ne besojmë se të gjithë anëtarët e sindikatës, sidomos ata me ngjyrë që shpesh hasin trajtim të padrejtë në punë, kanë të drejtën për një proces të drejtë siç e specifikon kontrata”.

Më parë sindikata tha se rojet kishin pritur deri sa të largohej autori i sulmit për të parë si ishte viktima dhe kishin ndalur një makinë policie kur menduan se sulmuesi kishte thikë.

Videoja e kamerave të sigurisë tregon se makina e policisë arrin në skenën e ngjarjes afro një minutë pasi rojet dalin nga ndërtesa. Punonjësit dhe policët shihen pranë gruas së sulmuar për disa minuta në trotuar para se të përfundojë xhirimi.

Brandon Elliot, një 38-vjeçar i liruar me kusht para vuajtjes së plotë të dënimit lidhur me vrasjen e së ëmës 20 vjet më parë, është nën akuza për sulmin si krim urrejtjeje. Ai pritet të dalë para gjykatësit më 21 prill kur do t’i lexohen zyrtarisht akuzat. Avokatët e tij i kanë bërë thirrje publikut të mos e paragjykojë çështjen “deri kur të paraqiten faktet në gjykatë”.

Viktima e sulmit, imigrante nga Filipinet, u sulmua para një kompleksi luksoz kur po shkonte në kishë. Ajo ka pësuar lëndime të rënda, përfshirë krisje të legenit dhe u shtrua në spital për një ditë.

Ky akt ndodh në një kohë kur janë regjistruar rritje të ndjeshme të krimeve të urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve dhe në shumë raste është vënë re pasivitet i kalimtarëve që nuk kanë ndërhyrë për të dhënë ndihmë. Policia tha se askush nuk kishte marrë në telefon autoritetet për të kërkuar ndihmë dhe se makina e policisë që erdhi në skenën e ngjarjes po kalonte rastësisht.

Vajza e viktimës thotë se sulmuesi ndali goditjet kur një person nga ana tjetër e rrugës i thërriti për ta shpërqëndruar. Në sekondat e fundit të videos sulmuesi shihet duke prerë rrugën drejt personit që kishte thërritur për t’i ardhur në ndihmë gruas së sulmuar. Personi mbetet anonim.

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota new york shkarkohen dy roje new york shkarkohen dy roje

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni