Bota

Nuk ndalet Erdogan/ Presidenti turk, sulmon sërish Emmanuel Macron: Shpersoj që Franca të “çlirohet” prej tij

Mediat e huaja, shkruajnë se lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy vendet anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.
Featured image of article: Nuk ndalet Erdogan/ Presidenti turk, sulmon sërish Emmanuel Macron: Shpersoj që Franca të “çlirohet” prej tij Rexhep Tajip Erdogan

TURQI-Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se shpreson që Franca të “çlirohet” së shpejti nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Sipas mediave të huaja, ai e ka përshkruar Macron  si një barrë për Francën. 

Mediat e huaja, shkruajnë se lidhjet midis Turqisë dhe Francës, të dy vendet anëtare të NATO-s, kanë qenë veçanërisht të tensionuara në muajt e fundit lidhur me ndryshimet në politikën mbi Sirinë dhe botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në Francë.

“Macron është një barrë për Francën. Macron dhe Franca po kalojnë një periudhë shumë të rrezikshme. Shpresa ime është që Franca të ‘çlirohet nga problemi Macron’ sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Erdogan para gazetarëve, duke iu referuar protestave në qytetet franceze.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ankaraja dhe Parisi kanë shkëmbyer gjithashtu akuza për rolet e tyre në konfliktin e Nagorni-Karabakut.

(A.k.dosja.al)

Shto Koment